• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Misioni 3-vjeçar në Egje, Xhaçka me Forcat Detare: Pashalimani bazë e NATO-s, ka nisur ringritja e flotës

by Java News
14/12/2019 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 3 vitesh dhe rreth 13 mijë orëve patrullim në detin Egje, Forca Detare ka përfunduar kontributin e saj në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje. Kontingjenti i fundit dhe anija “Oriku” u kthyen në atdhe ku u pritën në Portin e Durrësit nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i Rangut të I Artur Meçollari, ushtarakë të lartë të FA dhe familjarët e detarëve në mision. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi kontributin e detarëe tanë gjatë këtyre 3 viteve, të cilët e kanë bërë Forcën Detare më moderne dhe më profesionale.

”Sot ka filluar ringritja. Madje, është bërë shumë punë e shumë rrugë për ringritjen e flotës. Qoftë në aspektin e logjistikës e mjeteve e pajisjeve, qoftë në terma të ekspertizës e ngritjes së burimeve njerëzore. Dhe unë kam shumë shpresë, që në të ardhmen do të bëhet akoma më shumë, veçanërisht, pas propozimit tonë për ta shndërruar Pasha Limanin në një bazë strategjike të NATO-s. Një zhvillim, që do të kishte po të njëjtin impakt që do të ketë në zhvillimin e forcës së armatosur, dhe rritjen e rëndësisë strategjike të Shqipërisë për Aleancën, si edhe baza e Kuçovës për të cilën do të nisë puna në fillim të vitit tjetër.”– u shpreh Xhaçka.

Ajo veçoi kontributin e ushtarakëve shqiptarë edhe për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.  “Unë e di dramën personale të shumë prej efektivëve të Forcës së Armatosur që nga tërmeti humbën shtëpitë. E megjithatë, çdonjëri prej tyre ishte në krye të detyrës! Prandaj unë sot dua t’ju siguroj edhe njëherë, çdo efektiv të FA, veçanërisht ata që gjenden në misione jashtë vendit: ne do t’ju gjendemi pranë familjeve të tyre, si një familje e madhe që kujdeset për të vetët!”

Gjatë 3 viteve në këtë mision, ekuipazhet dhe anijet shqiptare kanë realizuar 178 operacione, duke shpëtuar ose parandaluar rreth 3500 persona, mes të cilëve 120 gra, 220 fëmijë, 38 prej të cilave foshnja. Në misionin “Sea Guardian”, shërbyen 14 kontingjente të përbërë nga 294 detarë, në bordin e 3 anije të Forcës Detare, “Oriku”, “Butrinti” dhe “Lissus”.

Next Post
Presidenti dhe kryeparlamentari mbajnë peng marrëveshjen mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Presidenti dhe kryeparlamentari mbajnë peng marrëveshjen mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In