• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti dhe kryeparlamentari mbajnë peng marrëveshjen mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

by Java News
14/12/2019 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen sot gjatë ditës për të vazhduar bisedimet rreth një koalicion të mundshëm qeverisës.

Të dy liderët janë takuar edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa nuk kanë treguar detajet e takimit, përkundër se takimi mes tyre zgjati rreth dy orë.

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë edhe mbledhjen e Kryesisë.

“Nesër (e shtunë), më datë 14 dhjetor 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, e ka konfirmuar mbrëmë se në këtë mbledhje të kryesisë do të diskutohet për koalicionin me Vetëvendosjen, derisa nga VV nuk kanë konfirmuar ende mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

Por, Glauk Konjufca ka dhënë shenja pozitive për arritjen e marrëveshjes me LDK-në. Ai ka thënë se ky takim nuk do të mund të ndodhte nëse palët nuk po shkojnë drejt afrimit të marrëveshjes.

Gazeta Express ka raportuar më herët, se ajo që po e mban peng arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re të vendit janë kërkesat e LDK’së, të cilat për VV’në konsiderohen maksimaliste.

Siç ka mësuar Gazeta Express, LDK’ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK’ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.

g.kosovari

Next Post

Shtypi i ditës, e shtunë 14 dhjetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com