• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Minarja e Xhamisë “rrezikon”  helikopterët e Farkës

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërtimi i minares së një xhamie në zonën e Farkës, mbi lartësinë për të cilën ishte rënë dakort mes investitorëve dhe repartit të helikopetërve, ka alarmuar drejtuesit e këtij të fundit. Kjo pasi lartësia e minares së ndërtuar rrëzë Repartit rrezikon uljen dhe ngritjen e mjeteve fluturuese, sipas drejtuesve të repartit. Objekti është ndërtuar pranë regjimentit të helikopterëve në Farkë, ndërsa ky repart ka ngritur shqetësimin se lartësia e minares përbën rrezik për helikopterët.

4 punëtorët, Fatjon Kovaçi, Erjon Kovaçi, Genci Shkëmbi, Albi Lila, të pyetur nga policia, kanë pohuar se punonin vullnetarisht aty, edhe pse sipas policisë ky pretendim nuk qëndron. Eqerem Qordja, banor i zonës thotë se trualli i xhamisë u dhurua, pranë vendit ku ajo ka qenë më pare e që tashmë është zënë nga reparti i helikopterëve.

Disa persona që ndodheshin këtë të mërkurë pranë xhamisë, mes të cilëve edhe një shtetas turk nuk pranuan të prononcoheshin. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një bisedë telefonike tha për Report Tv, se objekti po ndërtohet nga një fondacion kuvajtjan dhe nga Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë. Sipas Gurrës, objekti ishte ndërtuar i gjithë pa leje dhe për këtë fakt ai ishte njoftuar nga Inspektoriati Ndërtimor. Myftiu tha se objekti në këtë moment s’mund të legalizohej pasi Komuniteti Mysliman ka aplikuar për legalizimet, brenda afatit zyrtar.

Po ashtu ai përmend edhe faktin se trualli i objektit nuk posedon certifikatë pronësie. Kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, Justinian Topulli, tha se problemi është ngritur nga komandanti i repartit, por se minarja, nuk rrezikon asgjë, pasi gjithçka është e studiuar. Gjithsesi ai premton se minarja do të jetë në një lartësi që nuk do të rrezikojë helikopterët. Sa i përket lejes, ai thotë se objekti është i pajisur me leje të miratuar nga Komuna Farkë, përpara se ajo të shkrihej. Po ashtu ai tregon se edhe financimi është i gjithë i deklaruar dhe i regjistruar në institucionet Bankare. Në fund të ndërtimit, objekti është parashikuar t’i dorëzohet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, thotë kreu i lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

ma.me

m1m2m3
Next Post
Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com