• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO / Mijëra persona i japin lamtumirën e fundit 11-vjeçares shqiptare

by A R
20/10/2021 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Padova | Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardhë e të verdhë që shkonin drejt qiellit. Të gjithë prisnin që Emanuela Brahja të kishte një jetë të gjatë përpara, por fatkeqësisht gjithçka u shua nga një aksident rrugor. Ditën e martë, vogëlushes 11-vjeçare iu dha lamtumira dhe u përcoll për në banesën e fundit.

Një varrim tragjik, dhimbja e të cilit nuk mund të përshkruhet dot për babain e vogëlushes, Agronin, mamanë e saj Esmeraldën, për vëllain dhe motrën e saj, për komunitetin shqiptar dhe për të gjithë banorët e Campodarsego. Mbi një mijë persona mendohet se kanë qenë në varrimin e 11-vjeçares, mes tyre edhe kryebashkiaku Valter Gallo. Funerali për Emanuelën u realizua në kishën e qytetit, në një ambient të hapur. Prindërit e saj donin që varrimin e vajzës së vogël ta kryenin aty ku ajo lindi dhe jetoi derisa jetën ia mori aksidenti tragjik.

Dhimbja ka pushtuar të tërë komunitetin. Mediat shkruajnë se edhe prifti u përfshi shumë nga emocionet saqë në një moment iu desh që të ndalonte një prej predikimeve. Trishtimi u shtua kur në mes të njerëzve, një prej mësueseve të saj lexoi një poezi në nderim të Emanuelës.

“Do të të kujtojmë si një flutur që hap krahët dhe fluturon lehtë. Në sytë e tu lexohej habia e një vajze që i afrohej realitetit që e rrethon me vetëdije të plotë. Na ke dhënë ndjeshmëri, thjeshtësi dhe mirësi. Me këtë që ka ndodhur na ke thyer zemrat”, tha një prej mësueseve të saj e cila lexoi një poezi.

Të dhimbshme edhe kujtimet e një prej shokëve të saj. “Nuk ka asgjë më të dhimbshme. Ne duhet të bëjmë paqe me faktin që nuk do kthehesh më. Jeta është si piano, çelësat përfaqësojnë lumturinë, çelësat e zinj trishtim. Ema shkroi në një temë se cilado qoftë rruga e jetës, kujtoni se edhe çelësat e zinj përdoren për të bërë muzikë”, tha një prej shokëve të saj të klasës.

E trishtë ishte edhe fjala e dekanit të instituti ku ajo mësonte. “Do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Do të jesh qielli që do të ngrohë çastet e errëta, dritë në buzëqeshjet tona, yll që ndriçon natën dhe që na udhëheq në rrugën e jetës”, tha ai.

Lutje në këtë funeral pati edhe për personin që përplasi Emanuelën në mënyrë që të gjejë qetësi dhe forcë për të vazhduar jetën e tij në familje dhe komunitet. Emanuela Bahja u aksidentua më 11 Tetor. Ajo u përplas nga një furgon teksa po bënte xhiro me biçikletë. Vogëlushja u shtrua në spital, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar.

/a.r

Next Post
PNUD/ 30-vite në Shqipëri, Rama: Milingonë që bën punën e një elefanti. Na është dashur të mësojmë si fëmijët abetaren!

PNUD/ 30-vite në Shqipëri, Rama: Milingonë që bën punën e një elefanti. Na është dashur të mësojmë si fëmijët abetaren!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In