Nën drejtimin Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta është zhvilluar sot në Tiranë mbledhja e Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në përfundim të asamblesë, Meta bashkë me homologun e tij kroat, Josip Leko ia kanë marrë një valleje tradicionale shqiptare gjatë darkës së shtruar për kryeparlamentarët e vendeve pjesëmarrëse, pritje e cila u organizua në ambientet e Kuvendit.