Edhe pse në vendin tonë dhe në Kosovë, situata paraqitet e rëndë përsa i takon shtimit të rasteve me Covid-19, kjo gjë duket se nuk i ka ndaluar shtetasit e Kosovës që të udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Edhe pse jemi në fund të sezonit veror, numri i kosovarëve që po kalojnë në pikat kufitare drejt Shqipërisë është i lartë, shkak për këtë mendohet të jetë edhe shtyrja e shkollën nga 1 në 13 Shtator.
Fluks i madh i automjeteve po presin të hyjnë në Shqipëri, ndërsa kolona janë shkaktuar në pikën kufitare në Morinë. Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express.