Presidenti i Austrisë, Alexander Va nder Bellen, është fotografuar, duke udhëtuar me autobus.
Në foto, duket Kreu i Shtetit të Austrisë në autobus me popullin e thjeshtë. Siç shihet, Presidenti është në këmbë dhe me maskë anti-Covid, duke respektuar rregullat e pandemisë.
Ky është një gjest tejet pozitiv i Presidentit, i cili ndonëse ka mundësinë të udhëtojë me makinë dhe shoferë personalë, siç ndodh thuajse me çdo Kryetar Shtetit, ka zgjedhur të tregojë thjeshtësinë e tij, duke udhëtuar me transport publik, ashtu si dhe qytetarët.
g.kosovari