Përplasen zetori me motorin, për pasojë vdes njëri nga drejtuesit. Aksidenti u regjistrua mbasditen e kësaj të mërkure rreth orës 17:00, në aksin rrugor Divjakë-Çermë , në fshatin Shën e Premte. Drejtuesi i mjetit zetor, shtetasi A.A, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e Spitalit të Lushnjes.
Ndërsa drejtuesi i mjetit motor, shtetasi I.T, 31 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. ma.me