• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO /Lungomarja e Vlorës në “BIG SEE ARCHITECTURE AWARDS 2019″

by Java News
08/04/2019 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i shëtitores buzë detit të Vlorës, Lungomare, do të jetë një nga projektet konkurruese në “BIG SEE ARCHITECTURE AWARDS 2019″, të organizuar nga Instituti për Ekonomi Kreative në Europën Juglindore.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Lungomare i konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

Kryearkitekti i Lungomares, Xaveer De Geyter shprehet se “ky propozim dizenjimi konsiston në një fazë të parë të zgjerimit logjik të shtratit ekzistues dhe zgjerimit të bimësisë tipike të Vlorës. Vazhdimi i pemëve të pyllit të Sodës mbi bregdetin 5 km të gjatë jo vetëm që krijon një tërësi harmonike, por edhe një identitet unik dhe specifik për qytetin bregdetar, tipik i peizazhit mesdhetar të Shqipërisë”.

“Pisha Aleppo, një pemë vendëse në rajonin e Mesdheut, ka një trung të hollë dhe një kurorë të gjerë por të rrafshet, duke ruajtur pamjen në det gjatë gjithë kohës dhe duke ofruar hije për të gjitha llojet e aktiviteteve nën pemë. Në një fazë të mëvonshme, fusha të caktuara mund të trajtohen në një mënyrë më të fokusuar, për shembull përmes krijimit të zonave të reja të plazhit të bardhë, zonave sportive, zonave të notit dhe parqeve ujore, një skelë dhe një marinë, hotele të reja, një ishull lundrues”, nënvizon arkitekti De Geyter.

Sipas tij, ky propozim dizenjimi është i hapur për interpretim dhe jashtëzakonisht fleksibël në sekuenca dhe implementim: një instrument i ndërhyrjes urbane në zonën bregdetare të Shqipërisë, për të shërbyer si model.

Në “BIG SEE ARCHITECTURE AWARDS 2019″ përveç Shqipërisë me Lungomaren e Vlorës marrin pjesë edhe Austria, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Republiak e Moldavisw, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.

I përuruar në maj të 2017, Lungomare është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj në të gjitha stinët.

  

Next Post
Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan: Serbia e gatshme për dialog nëse hiqet taksa

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan: Serbia e gatshme për dialog nëse hiqet taksa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

March 22, 2026
KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

March 22, 2026
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In