• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ ‘Lufta’ në Pallatin Mbretëror, Gjergj Zaharia i ‘rrëmben’ vajzën Princ Lekës pas akuzave për dhunë

by Java News
13/04/2024 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali që përfshihu Princ Lekën dhe familjen e ish-bashkëshortes së tij mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Ajo që ndodhi ishte e denjë për një skenar filmash. Princ Leka filmoi Elian, teksa kjo e fundit e sulmonte, pasi mësoi se Princi i kishte goditur babain.

Kur kanë kaluar gati 1 muaj nga ngjarja, duket se gjithçka i është rikthyer normalitetit, ndonëse zhvillimet tashmë po vijojnë në dyert e Gjykatës. Por teksa situata mes Princit dhe familjarëve të ish-bashkëshortes duket e nderë, për Gjergj Zaharian dhe Yllka Mujon, asgjë nuk ka ndryshuar në rolin e tyre si gjyshër.

Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë, teksa të dy kanë qenë duke shëtitur me karrocë vajzën që Leka ka me Elian. Geraldina në karrocë, është shoqëruar këtë pasdite nga dy gjyshërit e saj, ku të dy të veshur sportiv, duke shijuar pa fjalë këtë shëtitje me mbesën e tyre.

Kujtojmë se në konfliktin që Gjergj Zaharia me të bijën patën me Princin, Yllka zgjodhi mos të përfshihej. Ajo ka qëndruar totalisht në heshtje në lidhje me situatën që përfshiu familjarët e saj, duke zgjedhur të vijojë mbështetjen për të bijën, por edhe kujdesin për mbesën e saj.

Pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën. Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëritjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ishvjehrrin. Gjithashtu ,baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.

Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur.

“Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka dëshmuar Elia Zaharia.

Në dëshminë e tij, Princ Leka ka deklaruar se: “Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’ rezidenca familjes mbretërore nr. 6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ishbashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë: ‘t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua’. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos me ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar.Shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe me ka grisur xhupin, si edhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”.

Prej muajsh, ish-çifti mbretëror ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij pas 15 vitesh. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re.

Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre muaj më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina./m.j

Dokumenta bashkëngjitur

Next Post
Temperaturat e larta në Shqipëri, fluks qytetarësh nga Kosova për të kaluar fundjavën

Temperaturat e larta në Shqipëri, fluks qytetarësh nga Kosova për të kaluar fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

September 8, 2026
Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

September 8, 2026
DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

September 8, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

September 8, 2026
Mbushet infermieria e Juventusit, dëmtohet rëndë edhe kapiteni Locatelli, Spalleti me ‘dhimbje koke’

Mbushet infermieria e Juventusit, dëmtohet rëndë edhe kapiteni Locatelli, Spalleti me ‘dhimbje koke’

September 8, 2026
Skandali i korrupsionit, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen, në përgjimet e kapura thirrej “shefi”!

Skandali i korrupsionit, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen, në përgjimet e kapura thirrej “shefi”!

September 8, 2026
Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

September 8, 2026
Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com