Pas suksesit të modelit “Huracan”, marka italiane e veturave supersportive “Lamborghini”, ka vendosur të prezantojë në Sallonin e Los Anxhelos versionin e hapur “Huracan Spyder LP580-2” dhe që pritet të dalë në shitje në janar të 2017-ës.
Në fakt është me të vërtetë e bukur kjo “Lamborghini Huracan Spyder”, madje edhe më e bukur se sa versioni ”coupe” nga e cila derivon. Zgjedhja që pjesa e sipërme të jetë prej rrobe i ka dhënë mundësinë stilistëve dhe teknikëve që ta ndryshojnë krejtësisht dhe me më shumë lirshmëri, pjesën e mbrapme. Në këtë veturë përmblidhen të gjitha elementet më të bukura të “Lamborghini”-t në vitet e fundit.
Kjo veturë supersportive do të jetë e pajisur me një motor V10 5,2 litra që çliron 580 kuaj fuqi dhe ka një focë tëheqëse prej 540 njuton për metër. Mjaftojnë vetëm 3,6 sekonda për të arritur nga 0 në 100 kilometra në orë, peshon 1 509 kilogram dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 324 kilometra në orë. “Lamborghini Huracan Spyder” është menduar për të apasionuarit e një pilotimi puro sportiv.
ma.me