Fushatat elektorale në Shqipëri shquhen për shpenzime të frikshme sa i përket banerave, posterave dhe flamujve.
Në këtë fillim fushate për vendoret e 21 qershorit, në Kamëz pamja është asfiksuese. “Bulevardi Blu” në Kamës është mbushur përplot me flamuj dhe fotografi të kandidatëve përkatës, Xhelal Mziu nga PD dhe Safet Gjici nga ASHE.
Këto lloj pamjesh për të treguar epërsi në popull, s’janë gjë tjetër vetëm se shpenzime kolosale të cilat mund të kishin rregulluar çdo rrugë, kanalizim, trotuar, ujësjellës e të tjera shërbime që mungojnë. Mesa duket, lufta për territor nuk kursen asnjë shtyllë.









