• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eurovizioni, një Europë politike në nota muzikore

by
24/05/2015 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews.al ka publikuar sot një reagim të këngëtares Orgesa Zaimi, rreth mundësisë që Shqipëria të tërhiqet në të ardhmen nga pjesëmarrja në Eurovizion. Së pari ky është një qëndrim që me siguri motivohet nga emocionet dhe keqardhja që shkaktoi renditja jo e kënaqshme e Elhaida Danit në Vjenë. Së dyti, e më e rëndësishmja, ky është një vendim që varet vetëm pjesërisht nga ne si shtet, pasi pjesëmarrja në Eurovizion nuk është e siguruar në çdo edicion të tij dhe për të gjitha vendet.

Nga ana tjetër, përfaqësimi dinjitoz i këngëtares tonë në këtë Eurovizion, i vendosur përballë votave të pakta që ajo mori në momentin e votimit, rikthen në skenë sëmundjen e vjetër të këtij kompeticioni. E cila është ajo e ndarjes së tortës së fitimtarëve sipas kriteresh gjeopolitike, grupimesh etnike, fetare e kulturore të caktuara.

Eurovizioni është, për fat të keq, një Europë politike e përkthyer në nota muzikore. Këtë realitet të konsoliduar prej dekadash, duhet ta pranojmë si të tillë, së bashku me idenë se e kemi të pamundur ta ndryshojmë apo influencojmë. Sllavët votojnë sllavët, vendet e Kaukazit votojnë njëri-tjetrin, kështu bëjnë edhe skandinavët mes tyre. Gjithashtu dihet se Greqia voton Qipron, vendet balltike votojnë fqinjët majtas apo djathtas, ashtu si edhe Maqedonia voton jo rrallë Shqipërinë e vogël. Salla e Eurovizionit kthehet rregullisht, në momentin e votimit, në një ambjent kalkulimesh gjeopolitike, ku muzika është thjesht një aksesor i tepërt.

Për pasojë, të rebelohesh ndaj një tradite europiane të këngës së përzier me politikën, është diçka pa sens dhe pa ndonjë logjikë solide. Ta pranojmë që shkojmë për të marrë pjesë e jo për të fituar – ky është risku i vendeve të vogla siç jemi ne. Duket fataliste, por më shumë është realiste.

Skënder Minxhozi

Next Post

Tiranë, grabitet me armë një kazino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In