• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kush është emëruar komandat i shqiptarëve të ISIS-it

by Java News
24/11/2016 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ridvan Haqifi është emëruar komandant ‘në parimin e islamit’ – më të dijëshmit udhëheqin, madje edhe në ‘namaz’ (lutje). Derisa edhe xhihadi konsiderohet ‘ibadet’ (mënyrë adhurimi) dhe si rregull i tillë, solli Haqifin në krye të xhematit të shqiptarëve në ISIS. Ishte shumë i varfër dhe hamall në Gjilan. Tashmë është komandant i shqiptarëve në ISIS. Terroristi me gisht lart duke kërcënuar në foton e njohur tashmë ndërkombëtarisht është Ridvan Haqifi.

Ai është lindur në fshatin Bukovik më 4 korrik të vitit 1990. Vjen prej një familje shumë të varfër, derisa tregimet e njerëzve që e njihnin atë, flasin se i njëjti pos punës si imam ka kryer edhe punën e hamallit në treg në Gjilan, për të plotësuar nevojat financiare të familjes. Kështu tregojnë bashkëfshatarët e tij që e njohin nga vogjlia.

 Komandanti Haqifi është në lidhje familjare me Naim Aliun, (nip i tij) aktualisht Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Gjilan. Por, në kohën kur Haqifi u radikalua ai ishte në pozitën e ligjëruesit kryesor në rrethin e Gjilanit. Përndryshe, Ridvani posedon dije islamike, sepse edhe ishte nxënës i medresesë “Alaud-din”- Dega në Gjilan, që është shkollë publike e finacuar mga finacat publike, por e mbështetur me fonde edhe nga BIK. Por e kontrolluar apo e rregulluar kompletisht sipas korrikulumit dhe planit arsimor nga BIK’u.

Sipas të dhënave që posedon Gazeta Metro, Haqifi që tash është drejtuesi i shqiptarëve në ISIS ishte radikalizuar nga Zeqirja Qazimi, tash një imam i dënuar me 10 vite burg për rekrutim të terroristëve, të cilin e shihni në përcjellje të policisë më poshtë.

Qazimi e kishte “talebe” Haqifin, siq e cilësojnë islamikët, e që në shqip i bie si nxënës personal. Po ashtu dihet se Haqifi pas orëve të mësimit në Medrese shkonte për mësime shtesë te Imami Zeqirja Qazimi, në xhaminë e që e udhëhiqte në Gjilan. Aty dhe ka mbajtur ligjërata, prej të cilave një sërë prej tyre gjinden edhe në linqe të ndryshme të postuara nga ky grup  në youtube, e ku shihet duke i mbajtur  ligjeratat në zyrën personale të Imam Qazimit tashmë të dënuar.

Ajo çka është arritur të dihet nga stafi i Gazeta Metro është se Haqifi e zëvendësoi terroristin e famshëm, Lavdrim Muhaxheri në Komandë në ISIS në fundin e viti 2014. E që sipas njohësve dhe studiuesve të funksionimit të kësaj strukture terroriste të bazuar në dogmë fanatike islamiste, edhe zëvendësimi i tij është bërë ‘në parimin e islamit’ – më të dijëshmit udhëheqin, madje edhe në ‘namaz’ (lutje).

Derisa edhe xhihadi konsiderohet ‘ibadet’ (mënyrë adhurimi) dhe si rregull i tillë, solli Haqifin në krye të xhematit të shqiptarëve në ISIS. Pasi që ai gëzon dije më të mëdha fetare sesa Lavdrim Muhaxheri. Aktualisht, analizat mbi përgjimet e reja të interceptuara nga Shërbimi i Intelegjencës Izraelite MOSAD për sulmin e mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nënvizohet se Lavdrim Muhaxheri e Ridvan Haqifi udhëzonin njerëz për të bërë sulme, e që poashtu kanë nxjerrë edhe faktin që Haqifi mund të jetë ngritur në detyrë.

Përgjimet lënë të kuptohet se tash Haqifi është pjesë e shërbimit sekret të Shtetit Islamik, i quajtur ‘Emnija’ (siguri), që besohet se e ka kryesuar zëdhënësi i ISIS’it, Abu Muhammad al-Adnani, i cili është vrarë gjatë një sulmi ajror ne fund te muajit gusht të këtij viti.

Por tashmë ende nuk dihet pasardhësi i tij dhe kryesuesi i ‘Emnija’ së ISIS. Ky sherbim sekret terrorist, brenda vetës ka edhe departamentin e jashtëm, ku dyshohet se tashmë është aktivizuar Haqifi, e që po ashtu shton dyshimet se ai mund të ketë koordinuar edhe ndihmuar sulmet e fundit në Belgjikë dhe Francë.

qelbsi

Next Post
Përmirësohet klima e të bërit biznes edhe në Kosovë

1030 ndërmarrje “zotërojnë” gjysmën e ekonomisë, qarkullojnë mbi 6 mld euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Çmimet e karburantit në BE arrijnë nivele rekord, nafta ngjitet në 2,23 euro për litër, reagojnë qeveritë dhe tregjet

September 24, 2026
Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

September 24, 2026
UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
FBI nis hetimet, hakerat pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat e të gjithë agjentëve -

FBI nis hetimet, hakerat pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat e të gjithë agjentëve –

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com