• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

1030 ndërmarrje “zotërojnë” gjysmën e ekonomisë, qarkullojnë mbi 6 mld euro

by Java News
24/11/2016 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë rreth 1000 ndërmarrje në vend, të cilat realizojnë rreth 46% të totalit të shitjeve në ekonomi, sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e INSTAT. Ndonëse këto përbëjnë më pak se 1% të totalit të bizneseve në vend (në total ka 104.5 mijë ndërmarrje në vend) ato kanë një peshë shumë të rëndësishme në grumbullimin e parave që shqiptarët shpenzojnë për konsum. Në vitin 2015, ato kanë realizuar shitje prej 840 miliardë lekësh, apo rreth 6.1 miliardë euro.

Por këto ndërmarrje zënë një peshë të rëndësishme edhe në punësim, teksa në to punojnë gati 40% e të punësuarve në sektorin privat, ose 169 mijë persona. Edhe ndërmarrjet me 10-49 të punësuar, kanë peshë të rëndësishme në qarkullimin e parasë, duke zënë 30.3% të shitjeve neto në 2015-n. Në pjesën më të madhe, këto janë sipërmarrje pa vlerë të shtuar në ekonomi, që janë të fokusuara në tregtimin e karburanteve apo, shitjen me shumicë. Sipas të dhënave që ‘Monitor’ ka publikuar më parë, në kuadër të renditjes së 200 kompanive më të mëdha në vend për vitin 2015, në listën e 200 më të mëdhenjve për vitin 2015 mbizotërojnë kompanitë me aktivitet tregtar, që në pjesën më të madhe janë financues direkt të importeve, me 43 të tilla, të ndjekura nga bizneset e naftës që arrijnë në 24. Ndërtimi ka 17 kompani të tilla në listë. Ndërsa ka vetëm 19 sipërmarrje në industrinë përpunuese e prodhuese. Në qarkullimin e parasë në vend dominojnë pikërisht kompanitë e naftës, që kanë deklaruar rreth 1.5 miliardë euro të ardhura për vitin 2015.anketa-strukturore

Ekonomia shqiptare gjithsesi karakterizohet nga shumë ndërmarrje të vogla, me 1-4 të punësuar, që përbëjnë 89% të numrit të bizneseve aktive, apo rreth 93.4 mijë biznese, por që në pjesën më të madhe thjesht mbijetojnë dhe sigurojnë të ardhura minimale. Shitjet e realizuara nga këto 93 mijë biznese përbënin vetëm 13.8% të totalit, apo rreth 252 miliardë lekë (rreth 1.8 mld euro). Por, ato janë shumë të rëndësishme në punësim, pasi në to punojnë një e treta e të punësuarve, ose rreth 145 mijë persona. Këto biznese, vitet e fundit, po ndiejnë presionin e frenimit të konsumit dhe ndryshimeve strukturore të ekonomisë, ku qendrat tregtare dhe supermarketet po i çojnë subjektet e vogla tregtare drejt falimentit, një dukuri e trajtuar dhe më herët nga ‘Monitor’.

Next Post
Interi në krizë të thellë, mundet dhe eliminohet nga Europa

Interi në krizë të thellë, mundet dhe eliminohet nga Europa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Albanian Files’/ Spaho: Ramës s’i vjen fundi nga një libër që e botoi vetë! Opozita e pafuqishme si dembelët e Stambollit, shpreson ta rrëzojë me…

November 11, 2026
Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

November 11, 2026
“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

November 11, 2026
Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

November 11, 2026
Serbi/ Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike!

Serbi/ Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike!

November 11, 2026
Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

November 11, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

“Mbajtja në paraburgim, shkelje e të drejtave”- Veliaj kërkoi të marrë pjesë në Asamble, Balla: Përballjen me drejtësinë, çdo përfaqësues i PS e ka më vete!

November 11, 2026
Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In