Një gjest i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar reagime të forta në Greqi. Sikurse e shikoni në foton e mëposhtme, janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës sonë.
Kjo foto është botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.
Në një reagim të sotëm, autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto. Ata janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.
Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm.
Duhet të kujtojmë se shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin fqinj e kryejnë të gjithë ata që marrin pasaportën greke./tema/a.k