Shpeshherë, jeta nuk na i ofron të gjitha, e kështu i humbim edhe ëndrrat më të mëdha. Pasione të ndryshme, ëndrra që nuk i realizuan, janë këta njerëz që një fotograf ua bëri të mundur të paktën edhe një herë ta përjetojnë, transmeton lajmi.net. Jeta e tyre është rrugëve, ndërsa zemra e tyre fle në një profesion të vetëm. Dhimbja që ata përjetojnë është e madhe, por gëzimi dhe buzëqeshja që u kthehet për një moment të vetëm, është edhe më e fuqishme.
ma.me

























