Reperi Getoar Selimi dhe Nrg Band së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e tyre.
Reperi i cili po jeton në Tiranë,i përfolur shumë kohëve të fundit rreth lidhjes me moderatoren e famshme Marina Vjollca, si duket ka gati projektin për këtë verë,të cilin do ta sjellë në bashkëpunim me grupin Nrg Band.
“Ta du majmunin” titullohet kënga e cila do të publikohet së shpejti e realizuar me videoklip. Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes profilit të tij në Instagram duke publikuar një foto me mbishkrimin “Cooming soon”.










