Një nënë e re 21-vjeçare, Dexy Walsh, në Dundee të Skocisë është vetëdorezuar sot duke u treguar autoriteteve vendase se ajo mbyti vajzen e saj 18-muajshe Connie Rose me arushin lodër para një viti.
Vajza e vogël 18-muajshe ishte gjetur para një viti e vdekur por nga hetimi i policisë nuk ishte arrestuar asnjeri pasi mendohej se vajza e vogël u mbyt nga astma. Sot në pervjetorin e vdekjes së vogëlushes, mamaja e penduar ka vajtur në polici dhe ka rrëfyer se ajo e kishte vrarë duke përdorur arushin e saj.
Dexy tha së vuante nga depresioni pasi prindërit i kishin vdekur, bashkëshorti e kishte ndarë dhe ajo nuk e rriste dot fëmijën e saj.
/a.meta