Këngëtari i famshëm, Julio Iglesias, është babai biologjik i një 43-vjeçari spanjoll. Ky është vendimi që ka marrë një gjyqtar spanjoll, Jose Miguel Bort Ruiz, këtë të mërkurë.
Sipas gjyqtarit, ka një ‘ngjashmëri fizike shumë të dukshme’ midis këngëtarit dhe Javier Sanchez-Santos. Ky i fundit ka folur publikisht për betejën e tij për t’u njohur si djali biologjik i Iglesias.

Duke qenë se këngëtari ka refuzuar vazhdimisht për “të mundësuar mbledhjen e provave biologjike” si një nga faktorët vendimtarë, gjyqtari dhe se kishte të dhëna të tjera të mjaftueshme për të përcaktuar atësinë.
Avokati i Iglesias, Fernando Falomir ka thënë për CNN se ai do të apelojë këtë vendim dhe se kësaj radhe këngëtari nuk do të refuzojë që të bëjë një test ADN-je.
Gjykatësi u shpreh se në periudhën e konceptimit të Sanchez-Santos, këngëtari kishte marrëdhënie me nënën e tij. Në vitin 1992, Maria Edite, paraqiti një padi atërore, por u hodh poshtë për arsye procedurale.

Nëna e Sanchez pretendon të ketë pasur marrëdhënie të shkurtër me babanë e këngëtarit me famë botërore, Enrique Iglesias në vitin 1975, kur ai ishte i martuar me Isabel Preysler.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se përfaqësuesit ligjorë të Iglesias thuhet se kanë hedhur poshtë kërkesat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në mënyrë private.
Ndërkohë Julio Iglesias është baba i 8 fëmijëve dhe ka qenë në qendër të titujve mbi historitë e dashurisë.

Balerina portugeze Maria Edite kishte një marrëdhënie një javore me Julio në vitin 1975
Iglesias, 75 vjeç, i cili ka shitur më shumë se 300 milionë kopje disqesh në 14 gjuhë, kishte një lidhje të shkurtër me balerinë në vitin 1975 kur ishte ende i martuar me gruan e tij të parë Isabel Preysler, shkruan The Sun.
Pavarësisht se Julio refuzonte të bënte testin e ADN-së, gjyqtari vendosi se kishte një “ngjashmëri të dukshme fizike” mes tij dhe Javier.
Dëshmia e zonjës Edite Santos në gjykatë gjithashtu lëkundi vendimin e gjyqtarit.
Ai tha se kishte dhënë dëshmi të besueshme për marrëdhënien e saj javore me këngëtarin në Katalonjë në korrik 1975 dhe se djali i saj ishte lindur nëntë muaj më vonë.
Gjykatësi tha: “Mundësia që marrëdhëniet seksuale kanë ndodhur mes tyre nuk është e pamundur dhe as e papërshtatshme”.
Vendimi erdhi ditën e sotme por këngëtari nuk ishte i pranishëm në gjykatën e Valencias.
Prova e re e ADN-së, e cila u publikua më vonë, e marrë nga një “shishe uji” e përdorur nga djali i Julio, Enrique, ishte një tjetër provë e fortë e gjykates.
Një hetues me bazë në SHBA kapi shishe pas Enrique, i cili është i martuar me ish-lojtaren e tenisit Anna Kournikova, e la atë në një plazh të Miami gjatë surfimit.

Enrique dhe gruaj e tij Anna Kournikova
g.kosovari










