Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Së fundmi Bora ka shkuar për pushime jashtë Shqipërisë, por deri më tani përveç djalit të saj, Arborit, moderatorja nuk ka zbuluar se cilët janë personat që ka zgjedhur të kalojë këto ditë qetësie dhe relaksuese, duke i bërë kështu të gjithë shumë kuriozë. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar një video në ‘Instastory’, ku ka treguar se është e shoqëruar me prindërit e saj dhe duket se ndër shumë persona Bora ka zgjedhur të kalojë pushimet e para verore me familjen e saj .
Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.
/e.d