Kur e sheh nga larg, është e vështirë të kuptosh se çfarë është në të vërtetë.
Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë.
Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin.
Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.
Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.
shulli kolumbian është sa dy fusha futbolli dhe jetojnë rreth 1200 vetë në 115 ndërtesa.
Ishulli u popullua nga peshkatarë që ndalonin aty për të kaluar natën. U bë ishull i preferuar për faktin që nuk kishte mushkonja.
Banorët dikur ushqeheshin shumë me mish breshkash uji, por sot i lënë të lira e konsumojnë peshkun.