Zlatan Ibrahimovic nuk është ndër protagonistët e “Euro 2020” me Suedinë e tij për shkak të një dëmtimi në gju. Operacioni artroskopik i kryer nga kirurgët Volker Musahl dhe Fabrizio Margheritini shkoi mirë, por lojtari kuqezi do të jetë i disponueshëm për Piolin vetëm në mes të gushtit.
Ndërkohë, kampioni suedez, siç zbulohet nga e përjavshmja “Chi”, po i mbështet shokët e tij të kombëtares nga jahti i tij luksoz (një RIva Corsaro 100, i gjatë 29,9 metra i gjatë, që mund të strehojë deri në 12 persona), në të cilin po kalon pushimet verore, në shoqërinë e gruas, Helena, dhe fëmijëve, Maximilian dhe Vincent.
Suedia pa Ibrahimoviç do të përballet sot me Poloninë e Lewandowski. Duke pasur vetëm 1 pikë në renditje, duhet që suedezët të fitojë patjetër, për të kaluar në 1/8 finale. 39-vjecari do të bëjë tifo për kombëtaren e tij nga dhoma e ndenjesm në jahtin që kushton 20 milionë euro.
/a.r