• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burri e dhunonte, gjykata i thotë gruas se provokonte bashkëshortin

by A R
23/06/2021 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një viti, kthimi në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan i zonjës së dhunuar për mëse 30 vjet nga ish-bashkëshorti, nuk ka sjellë asnjë ndryshim në jetën e saj. Tashmë jeton me qira me fëmijët kur në fakt duhet të jetonte në banesën sociale të Bashkisë, por atje jeton dhunuesi.

 

Vajza e saj punon dhe sjell sadopak të ardhura në familje, ndërsa djali pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një punë nuk ka mundur, institucionet shtetërore nuk e përfillin aspak rastin e saj dhe nuk i japin asnjë zgjidhje.

Vetë ajo thotë se “jam dhunuar nga ligji, jo vetëm nga ish-bashkëshorti”. Çdo herë që ka trokitur në dyert e institucioneve është hasur me neglizhencë dhe mospërfillje, madje i kanë thënë edhe se nuk duhet të ketë frikë se bashkëshorti nuk e vret.

Një rast më i fundit që ajo tregon lidhet pikërisht me një përpjekje të saj për të dalë nga gjendja që e ka pllakosur. Duke qenë se nuk mundet të punojë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, një ditë vendosi të shkonte të merrej me tokën e banesës sociale për të siguruar diçka.

Mirela Milori: Shkove të punoje tokën në shtëpinë që gjykata ju a ka vënë të dyve për të jetuar?

Zonja X: Po.

Mirela Milori: More veglat e punës për të punuar tokën dhe ish-bashkëshorti erdhi?

Zonja X: Doli nga banesa, më tha fjalët më të pista, rrëmbeu një dru që të më godiste.

Mirela Milori: Donte të të godiste me dru?

Zonja X: Po, arrita të ikja me vrap. Erdhi edhe policia, në sy të policit më thoshte “do të të vras, do të të pres”, fjalët më banale sa dhe polici më shtyu e më tha “ik, mos rri këtu”. Kur shkoj në gjykatë, gjykata më thotë “ti e provokon”.

Mirela Milori: A është banesë e përbashkët?

Ana Pertena (avokate): Po, është me vendim gjykate.

Mirela Milori: Po atëherë pse e provokon, ti mund të hysh kur të duash në shtëpi, apo jo?

Zonja X: “Ti e provokon”. “Zoti gjyqtar, si e provokoj unë?” “Ti je provokuese”. “Çfarë thua?”, thashë. “Çfarë është ligji?” “Do më vrasë”, i thashë. “Po jo moj, s’ka vrarë njeri”, tha.

Aba Zeneli (psikologe): Minimizimi i traumave fizike dhe psikologjike që pësojnë njerëzit edhe nga instancat e tjera është një gjë e pashpjegueshme në vendin tonë.

Ana Pertena (avokate): Ky është identifikimi i shumë rasteve të pambrojtura edhe nga policia, edhe nga gjykata që ne i hasim çdo ditë. Është fatkeqësi e madhe, por që ky është realiteti. Në shumicën e rasteve, edhe urdhrat e mbrojtjes pavarësisht se lëshohen, në rastin konkret nuk janë lëshuar si duhet, nuk është se zonja nuk ka urdhra mbrojtjeje të mëparshëm, do të thotë që nuk kanë efikasitet.

/a.r

Next Post
Denaj në Forumin e Shkupit: Bashkëpunimi ekonomik rajonal i shërben integrimit më të shpejtë në BE

Denaj në Forumin e Shkupit: Bashkëpunimi ekonomik rajonal i shërben integrimit më të shpejtë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In