Aktori amerikan John Goodman i mahniti të gjithë më fizikun e tij ndërsa ecte në tapetin e kuq për premierën e Tubi-t “The Freak Brothers” në Fred Segal të hënën.
Sipas Pagesix, ylli i “The Conners” tregoi humbjen e peshës prej 90 kilogramështeksa ishte veshur me një palë xhinse, xhup portokalli me jakë V dhe një pallto sportive, teksa pozonte i lumtur për foto me kolegun e tij Pete Davidson. Goodman, 69 vjeç, filloi transformimin e tij në vitin 2007. Ai vazhdoi të bënte para-mbrapa derisa vendosi të rregullonte plotësisht stilin e tij të jetesës.

“Në kohët e vjetra, bëja tre muaj ushtrime dhe dietë… humbisja 60 ose 70 kilogramë, dhe më pas shpërbleja veten dhe kthehesha në zakonet e mia të vjetra. Këtë herë doja ta bëja ngadalë. Lëvizni, bëni ushtrime. Unë jam duke arritur në moshën ku nuk mund të përballoj më të qëndroj ulur”, tha ai.

Ylli i “The Flintstones” hoqi plotësisht alkoolin dhe punësoi trajnerin personal Mackie Shilstone për ta ndihmuar atë me rënien në peshë. Ai ka treguar se ajo që e ka ndihmuar më shumë ka qenë adoptimi i dietës mesdhetare me shumë peshk, vaj ulliri, perime, arra dhe fruta, ndërkohë që duhet të bëjë patjetër 10 deri në 12 mijë hapa në ditë.

g.kosovari











