• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Habit milionerja 21-vjeçare, largohet nga jeta luksoze për të jetuar si e pastrehë

by Java News
24/05/2019 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë milionere ka sfiduar veten duke provuar çdo të thotë të jesh e pastrehë.

Isabella James, e cila studion për psikologji biznesi dhe udhëton botën, vendosi të provojë se nuk është një ‘princeshë’ duke marrë pjesë në eksperiment.

“Gjithmonë jam paragjykuar për mënyrën sesi dukem. Njerëzit mendojnë se jam vajzë e bukur me një mënyrë jetese luksoze,”-tha 21-vjeçarja. “Mund të dukem si princeshë, por unë jam shumë më shumë sesa kaq.”

Isabella  zbuloi planin e saj për të bërë para duke mbledhur plastikë dhe kanoçe, dhe duke i shitur në supermarkete. Por ajo pretendon se nuk dëshiron të lypë.

21-vjeçarja tha se beson që njerëzit e pastrehë janë ‘rehatuar’ me atë mënyrë jetese dhe nuk ngrihen për të bërë ndryshim për veten.

“Të pastrehët mund të bëjnë më shumë për tu larguar nga rrugët,”-argumentoi ajo, duke shtuar se nuk pajtohet me lypjen sepse sipas saj të presësh që njerëzit të të mbushin duart me lekë kur ti nuk punon është e padrejtë.

Po mendimet e saj ndryshuan rrënjësisht kur provoi jetën si një person i pastrehë në rrugët e Londrës lindore.

Isabella ngriti ‘kamp’ në Stratford, një nga pikat më të rrezikshme të kryeqytetit. Duke pranuar se ishte nervoze, 21-vjeçarja u përpoq të përshtatej.

Ajo e kaloi natën duke fjetur në një karton. Pas agimit, James u nis për kërkimin e ushqimit për mëngjes dhe arriti ti sigurojë vetes ushqim në një kuzhinë në kishë.

Kur plani i saj për mbledhjen e qeseve plastike nuk u realizua, u përpoq të gjente punë në lavazh, por në mënyrë të pasuksesshme, pasi nuk kishte kartën e identitetit.

Duke pranuar se ishte frustruar, filloi të mendojë se puna nuk ishte një mundësi, madje shmangu edhe planin e mëparshëm për të kënduar dhe kërcyer për para, pasi i ngjan me lypjen.

“Ndjehem plotësisht i degraduar,”-pranoi ajo. E dëshpëruar filloi të ndante historinë me kalimtarët dhe arriti të grumbullonte 45 paund. Por nuk e kalonte dot natën në hotel për shkak të kartës së identifikimit.

Isabella e kaloi sërish natën jashtë me një person tjetër të pastrehë.

E intriguar për të ditur se si gratë e tjera mbijetojnë në rrugë, Isabella iu bashkua Cathyt dhe qenit të saj Bobby.

Cathy ka fjetur në rrugë për 8 vite, pasi asaj dhe të dashurit i cili është i varur nga droga i morën fëmijët.

Ajo gjithashtu ishte e varur nga droga por e ka kapërcyer dhe flet me fëmijët e saj, përveç djalit të madh që nuk dëshiron të ketë kontakt me të.

Cathy i tregoi Izabellës: “Kam vite që jetoj kështu, por ka ende raste kur frikësohem në rrugë.”

Pas natës së saj të fundit në rrugë, Isabella u kthye në jetën e saj të rehatshme por me mendime tashmë ndryshe.

“Jam përballur me disa të vërteta që nuk i imagjinoja kurrë. Idetë e mia fillestare ishin të gabuara. Nuk e dija sesa e vështirë ishte të gjeje një punë apo një vend për të fjetur. Përvoja ishte e madhe dhe testuese për mua. Por gjithashtu më mësoi shumë për të pastrehët,”-tha 21-vjeçarja.

Për të siguruar që eksperienca e saj nuk ishte e kotë, tani Isabella ka ndërmarrë misionin për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të jetojnë në rrugë dhe ka kërkuar nga qeveria që të ndryshojë ligjin për ta bërë më të lehtë për personat e pastrehë të marrin kartën e identitetit.

g.kosovari

Next Post
A do të bjerë qeveria Rama?

Kërcënimi për bojkot edhe funksionon – bojkoti jo…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In