• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTO/ Gravura befasuese, ja si ishte flamuri shqiptar 540 vjet më parë

by Java News
10/03/2018 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Marrja e Krujës nga Mehmeti II” është njëra prej gravurave të punuara nga Jost Amman (1539-1591) që shoqërojnë veprën e Marin Barletit në vëllimin III të përmbledhjes “Kronika të turqve” (Chronicorvm Tvrcicorvm) (1578) nga Philippo Leonicero. Bën përshtypje se si në qytetin që po digjet dhe ndërsa banorët po masakrohen, në njërën nga kullat e tij dallohet ende tek valëvitet flamuri me shënjesën heraldike të Kastriotëve, shqiponjën e zezë me dy krerë, sado që e skicuar “kalimthi”. E zmadhuar shënjesa nuk lë vend për dyshim.

flamuri
(Me rreth flamuri shqiptar i vitit 1478)

Mbas vdekjes së Skënderbeut, në përfundim të një qëndrese prej më se një viti të garnizonit të Krujës, nën komandën e një venedikasi (një Jacopo da Mosto, simbas Romaninit ose një Piero Vettori, simbas Kronikës së Benedetto Deit), ndaj një rrethimi të egër, Kruja dorëzohej më 15 qershor 1478 e shtrënguar urie. Gjatë dorëzimit të qytetit, me gjithë premtimin e pushtuesit për t’i lënë banorët të delnin të lirë së toku me pasuritë e tyre, me urdhër të sulltanit u veprua ndryshe: meshkujt u therën, kurse femrat dhe fëmijët u morën skllevër për t’u përdorur nëpër haremet.

Bënë përjashtim vetëm disapak pasunarë, të cilët e blenë jetën e tyre duke paguar (Romanin, Storia documentata, IV, 379, ASV). Tursun-beu, kronikan i Mehmetit II, ka “argumentuar” kështu këtë “ndëshkim” të mbrojtësve të kryekështjellës së Arbërisë, Akça-Hisarit, nga ana e sulltanit: “Ati i Pushtimeve e kishte marrë dhe nënshtruar mbarë territorin e asaj fortese, si dhe kishte prerë rrugët nëpërmes të cilave i mbërrin asaj nga toka e nga deti nozullimet dhe ndihmat.

Deri aty u detyruan të pafetë e mallkuar sa të hanin padallim qen, mace dhe krimba. Ngase rruga e përshkuar në rastin e ekspeditës kundër fortesës së Shkodrës kalonte pranë, të tmerruar nga mundësia e një sulmi prej ushtrisë osmane, të pafetë pranuan të dorëzoheshin. Por kur ishte e qartë se ata qenë dorëzuar ngaqë nuk kishin ç’të hanin, sulltan Mehmeti u shpreh i mendimit se mëshira nuk do të hynte aspak në punë. Ndaj dhe, si shpërblim për kokëfortësinë e tyre, mbështetur në fjalën që thotë se “fara është shkak për shtim”, të pafetë besëpakë vajtën t’i bënin shoqëri shpatës ndëshkimore dhe, për mrekulli të një aso shoqërie, skeletet e trupave të tyre u dyfishuan në numër” (Turgun-Beg, Târih-i ebül’feth, 169).

Për venedikasin Navagero komandanti i qytetit së toku me familjen u çuan skllevër në Kostandinopojë (Navagero, Storia, 1153). Ndërsa, simbas gjenovezit Benedetto Dei: “U mor kështjella [e Krujës] më 5 të shtatorit dhe brenda ishte komandant dhe guvernator Piero Vettori, të cilit me urdhër të Turkut të Madh ia prenë të dyja duart…” (La Cronica dall anno 1400 all’ anno 1500, 87 verso). Në “Shpalljen për pushtimin e Krujës”, lëshuar nga Mehmeti II fill mbas pushtimit të qytetit, ai nuk harronte të njoftonte: “Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve. Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pabesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm…” (“Fetih-name-i Akçehisar”, nga “Burime osmane”, 382). Në qytetin e zbrazur u vendosën kolonë turq, ndërsa vetë qytetit iu ndërrua emri; deri në shek. XIX të krishterët do ta kishin të ndaluar, me ndëshkim vdekjeje, hyrjen natën në qytezë (Jireček, Albanien, 83).

 

Next Post
PSG-ja aspak sportive: U kërkoi autoriteteve, jo kushte mbrojtëse për Realin

PSG-ja aspak sportive: U kërkoi autoriteteve, jo kushte mbrojtëse për Realin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In