Shpëtohen nga Policia kufitare dhe Roja bregdetare tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det paraditen e sotme në Himarë, si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq.
Pas disa orë kërkimi intensiv në det, nje milje larg Dhermiut u gjet i mbytur trupi i gruas që ishte në varkë me tre te afermit e saj.
“Një milje përballë Dhërmiut Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det,”-bën me dije Policia.
Robert Rama, Tefta (Mirela) Rama, Avdul Rama dhe Arsen Rama kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos për shkak të motit të keq.
Ata janë pjesëtarë të së njëjtës familje.
Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
g.kosovari