• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Foto/ Familja Abazi në Kosovë që humbi djemtë, ka një tjetër histori tragjike, mbesin 6 fëmijë jetimë

by Java News
26/11/2019 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit patën fatin e keq mbetën nën gërmadhat e hotelit në Durrës ku po qëndronin pas tërmetit të tmerrshëm i cili e goditi mbrëmë Shqipërinë duke gjetur kështu edhe  vdekjen. Familja Abazi për vite u përcoll nga histori tragjike. Asaj vite më parë iu shua edhe një djalë.

“Express” iu sjellë rrëfimin e dhimbshëm nga Livoçi i Gjilanit. Mbijetesën po e siguronin nga punët që kohë pas kohe po i kryenin si mekanikë në Shqipëri. Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29 vjeçar po merreshin një kohë të gjatë. Por e hëna doli të jetë fatale për këta dy vëllezër. Ata ahstu si mijëra shqiptarë të tjerë u goditën mbrëmë rreth orës 04:00 pas mesnate nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallë të rihterit duke mbetur kështu nën gërmadhat e hotelit ku po qëndronin.

Për fatin e tyre nuk u ditë asgjë për më shumë se 15 orë. I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29-vjeçar. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini 32-vjeçar. Gazeta Express, sot ka qëndruar në shtëpinë e këtyre dy vëllezërve në fshatin Livoç të Gjilanit. Ata janë të shokuar nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë.

“Nuk po duam të besojmë se ata janë djemtë tanë. Kjo nuk është e mundur. Thjeshtë nuk mund që të jenë ata”, flasin nën lot familjarët e dy vëllëzërve tashmë të ndjerë.

Ata tregojnë se Shemsedini e Isai, kishin shkuar për punë në Durrës. Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë, njëri katër  tjetri dy.

Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale. Por kjo familje para shtatë viteve është përballur me një tragjedi tjetër. Djali i tyre ishte therë me thikë në një pishinë ku nga plagët kishte ndërruar jetë. Tash në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë  i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.

Por çka dihet deri më tani për tërmetin vdekjeprurës që e goditi mbrëmë Shqipërinë. Deri më tani të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë. Sipas emergjencave civile, si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 20 persona nga shembja e pallateve, ndër ta edhe dy të mitura. Po ashtu, bëhet e ditur se rreth 40 persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat në Durrës dhe Thumanë.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.3 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Ndërkohë, ekipe të shpëtimit nga të gjitha vendet e rajonit janë nisur për në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë vendit. Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës u janë bashkuar autoriteteve në Shqipëri në operacionet e kërkim shpëtimit.

Gjithashtu, misionet e huaja të emergjencave civile nga Gjermania, Italia, Franca, Zvicra dhe Greqia kanë filluar të arrijnë në Shqipëri për të ofruar ndihmën e tyre./GazetaExpress

Next Post
Banorët: Njerëzit janë në dhe! Rama në Thumanë: Kush është ende gjallë në rrënoja do të shpëtojë

Kryeministri Edi Rama mbledh qeverinë në mëngjezin e te mërkurës në 07:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In