• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foto e gazetarit me Enver Hoxhën, Veliaj: Gjitholog që sillet si troll patetik! Mjerë e djathta ku ka degraduar

by A R
13/10/2022 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sërish sot analistin Andi Bushati, i cili dy ditë më parë u revoltua pse televizionet transmetuan kronikën e hapjes së dy konvikteve të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Në një postim në Twitter, Veliaj ka hedhur një foto të publikuar dje nga mediat, ku analisti Andi Bushati shfaqet me ish diktatorin Enver Hoxha, dhe ky i fundit i ka hedhur dorën në sup.

“Jo jo, s’e kam për metaforë letrare, e kam për prehrin real te Enverit e gjithologut, që sillet si troll patetik! Mjerë e djathta ku ka degraduar”, shkruan Veliaj.

Ai ka postuar edhe një pasazh nga libri me kujtime i ish truprojës së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci, me titull “30 vjet pranë shokut Enver”, ku i ka kushtuar disa paragrafe edhe gazetarit Andi Bushati kur ishte fëmijë. Andi Bushati është nip i Hysni Kapos, një nga zyrtarët më të lartë të nomenklaturës komuniste, anëtar i ish Byrosë Politike, sekretar i KQ të PPSH‑së, ish zëvendëskryeministër dhe ish deputet i Kuvendit Popullor.

Sulo Gradeci shkruan në librin e tij për Andi Bushatin:

“Se ç’dashuri kishte shoku Enver për të vegjlit e pamë përsëri kur shoku Hysni Kapo u bë gjysh. Andi, nipi shokut Hysni, nisi të hidhte hapat e parë e të lidhte fjalitë e para dhe shoku Enver gjithmonë e merrte pranë, e puthte, luante me të e mbante në krahë, e shëtiste.
Si në kohë pushimesh në Vlorë por sidomos në Tiranë, kur dilte shëtitje shoku Enver shumë shpesh afrohej tek dera e oborrit të shokut Hysni dhe trokiste me shkop.
Sapo dilnin e bëheshin gati ta prisnin ai u thoshte:
Aa, jo,jo! S’kam ardhur për vizitë. Pa shihni a ka fjetur Andi? Kur ishte zgjuar e merrte me vete dhe kalonte me të voglin një pjesë të mirë të kohës. Dukej sheshit që kjo gjë e gëzonte dhe e bënte të lumtur sa më s’ka e, ajo që ishte më e rëndësishme, e çlodhte dhe e përtërinte.
Njëherë pas u nda me Andin e vogël e po e përshëndeste nga larg, i thashë me të qeshur: Kjo rinia jonë u bë goxha….”

/a.r

Next Post
’17-vjeçari tentoi të largohej i plagosur, por e qëlluan sërish’, detaje të reja të masakrës në Klos

'17-vjeçari tentoi të largohej i plagosur, por e qëlluan sërish', detaje të reja të masakrës në Klos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In