• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ DPSHTRR ‘skanon’ autoshkollat e Tiranës, pezullohen 13 prej tyre. Për tre kërkohet heqja e licencës

by Java News
24/06/2023 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pezulluar aktivitetin e 13 autoshkollave për një afat të pacaktuar dhe 10 të tjera për 30 ditë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në muajt prill dhe maj, kanë rezultuar në parregullsi.

Si pjesë të masave, DPSHTRR ka propozuar pranë Qendrës Kombëtarë të Biznesit heqjen e licencave për 3 prej tyre. Po ashtu, largimin nga detyra të një përgjegjësi sektori të patentave, ndalim të ushtrimit të profesionit për 2 instruktorë autoshkolle dhe një masë e rëndë disiplinore për 1 specialist regjistrimi mjeti për shkelje në lëshimin e lejes së qarkullimit për një mjet autoshkolle.

Nga 70 subjekte autoshkollë të kontrolluara në prill dhe maj, 66 prej tyre kanë rezultuar më një total prej 185 mangësish. Nga këto, sipas DPSHTRR, 53 autoshkolla korrigjuan pozicionin e tyre para ligjit brenda afateve.

Nga kontrollet u konstatuan në gjendje të parregullt 68 nga 270 automjete që përdoren për guidat e kursantëve. Mangësitë kryesore të autoshkollave janë orare të pa afishuara, rregulloret e pa përditësuara, tabela keq informuese si në rastet kur një autoshkollë reklamon kategori leje drejtimi për të cilën nuk është e licencuar, regjistra teorik e praktik të pa azhurnuar, ambient jo të rregull e funksional, e më gjerë.

Pas përfundimit të kësaj faze, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i është dërguar lista e çdo punonjësi për verifikim të sigurimeve shoqërore dhe numri i regjistrimeve, për kontroll anti-evazion për 341 autoshkollat në rang vendi./m.j

Next Post
Nis lufta civile në Rusi? Helikopterët e ushtrisë ruse hapin zjarr ndaj kolonës së Wagner

Nis lufta civile në Rusi? Helikopterët e ushtrisë ruse hapin zjarr ndaj kolonës së Wagner

Comments 1

  1. Opionisti says:
    3 years ago

    Pantenta makina do jete ne varesi te shteti dhe kaburante dhepompa te naftes do jete ne vartesi te shtepi nuk lejoheteye shtrehsohete drita uij dhe takse banesa koventa nderkomtare nuk lejon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In