Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ishte mes të pranishmëve në Romë, në evetin përkujtimor me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Teksa ndodhej atje Ndreu ditën e djeshme ndau një foto me këngëtaren Dua Lipa.
‘Me krenarinë tonë”, shkruante deputeti në diçiturë. Mirëpo kjo selfie nuk u ka shpëtuar ndjekësve pa kapur një detaj. Komentuesve u ka tërhequr vëmendjen fakti që deputeti socialist ishte më ‘i shkurtër’ se këngëtarja.
Këtij komenti i është përgjigjur me shaka edhe vetë Ndreu
“Ishte e gjatë more… Mbi taka po”, shkruan ai.