• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e njeriut që çliroi Tiranën

by Dritan Hila
20/11/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Për herë të fundit, hallën time Manushaqe Prodani e kam parë pak para se të vdiste. Gjyshja më tha që ishte shtruar në Sanatorium, me ditë të numëruara dhe unë nuk mund të rrija pa e parë për herë të fundit njeriun tek e cila shkoja pa teklif dhe i ktheja shtëpinë së prapthi, në vogëli.

Ishte edhe në respekt të një burri, i cili pavarësisht se me një staturë dymetroshe, ku në kafkë i dallohej shenja e ciflës së shrapnelit dhe uniforma e ushtarakut e bënte më të frikshëm, ishte më i duruar se një dado angleze.

Ishte natë e ftohtë dimri dhe u nisa pasi autobusët e Sanatoriumit kishin pushuar ecejaket, me shpresë se në pavionin e saj nuk do gjeja shumë njerëz. Kur hyra, isha i veshur me xhaketë dhe pasi i e pyeta, nëse ajo ishte Manushaqja dhe përgjigjes së saj të trembur, “po”, i thashë se unë isha Dritani, djali i Lulos, siç e thërriste vëllain e saj.

U përqafuam të dy dhe thesi me kocka që kisha mes krahëve dëneste dhe lotët e thatë më ftohnin faqen.

Nuk e mbaj mend se çfarë folëm, por kujtoj dorën e saj të kockë e lëkurë, që përkëdhelte kokën time dhe frazat mbyllëse të çdo fjalie “të keqen sa je rritur”.

Në krevatin ngjitur ishte një grua e re. Kishin gjetur një me tuberkuloz që të bënte raportin për mua dhe kush isha unë.

E lexova pas disa vitesh tek dosja ime e kuadrit, kur shefja e zyrës Sami, ma dha duke qeshur, se ishte shënuar takimi imi me gruan e një te dënuari të rrezikshëm.

Pas disa muajsh, Manushaqe Prodani, halla ime vdiq. Njeriu që i ishte gjendur krah nënës së saj për të rritur vëllezërit e vegjël dhe që nuk kishte pranuar ta ndante armikun e popullit që kishte burrë, i mbylli sytë në Sanatoriumin e Tiranës, nga turbekulozi që mori në internim.

Ishte me fat, nëse ky mund të quhet fat, pasi të tjerë kishin vdekur pa pasur njeri tek koka.

Disa ditë pasi u varros, nga burgu erdhi edhe letra e burrit të saj për gjyshen time.

Ishte letra e njeriut që kishte parë t’i vdisnin njerëz në duar, që kishte hedhur njerëz drejt vdekjes e që vdekjen e kishte parë në sy me dhjetëra herë.

Por që i puthte nga larg duart dhe i kërkonte falje për dhimbjet që i kishte shkaktuar dhe shprehte dashurinë dhe mirënjohjen për vajzën që kishte rritur dhe qëndruar besnike në të mirë dhe në të ligë.

Ishte Muhamet Prodani.

Sot që vitet kanë shkuar, ai prehet në të njëjtin varr me të shoqen, duke u bashkuar me të në një botë më të mirë, sesa ajo që ai shpresonte të bënte. I një bote për të cilën kishte dalë që në të ri, maleve dhe nuk ishte tërhequr edhe kur kushëriri i tij, prefekt i Korçës i kishte thënë “kthehu nga mali ose të vrava”. Që kishte vënë kokën në satër për njeriun, i cili më vonë do ta burgoste dhe përndiqte deri ditën që vdiq e më pas, si një mallkim.

Halla ime vdiq në 16 nëntor.

Në 17 Nëntor, dyzet e ca vjet më parë, në krye të Brigadës së I Sulmuese, burri i saj kishte hyrë në Tiranë për të sjellë një botë te re. Vështirë se do ta ketë imagjinuar kur ecte mes tymit të makinave që ende digjeshin, të vrarëve ende të pambledhur dhe mureve mbushur me plumba, se njeriu që po i hapte rrugën të hynte në Tiranë si shef i qeverisë, 30 vjet më vonë do t’i hapte dyert e burgut dhe shkatërronte familjen…

Kanë kaluar shume vite, por sot është dita e tij, burrit që çliroi Tiranën.

Next Post
5 burgime përjetë për monstrën që vrau gruan shtatzënë dhe vajzat

5 burgime përjetë për monstrën që vrau gruan shtatzënë dhe vajzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria zgjidhet Presidente e Forest Europe, reagon Rama: Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë, si ka mundësi që…

Shqipëria zgjidhet Presidente e Forest Europe, reagon Rama: Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë, si ka mundësi që…

June 3, 2026
Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

June 3, 2026
Miqësorja e sotme me Izraelin/ Policia blindon Tiranën, bllokime në 10 akse rrugore dhe masa të rrepta sigurie

Miqësorja e sotme me Izraelin/ Policia blindon Tiranën, bllokime në 10 akse rrugore dhe masa të rrepta sigurie

June 3, 2026
Trump firmos urdhrin e ri për Inteligjencën Artificiale dhe Silicon Valley, SHBA rrit mbikëqyrjen mbi modelet e avancuara

Trump firmos urdhrin e ri për Inteligjencën Artificiale dhe Silicon Valley, SHBA rrit mbikëqyrjen mbi modelet e avancuara

June 3, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

June 3, 2026
Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

June 3, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Pritja si fat i një shoqërie – Maqedonia e Veriut mes të ardhmes së premtuar dhe të tashmes së ngrirë

June 3, 2026

2/3 të kënaqur me Reformën në Drejtësi, por…

June 3, 2026
Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

June 3, 2026
Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In