Aksioni i opozitës sot në parlament u përqendrua te ekstradimi i Nezar Seitit. Kreu i Grupit të PD Edmond Spaho, mori fjalën për procedurë por u përqendrua tek Seiti. Pasi iu hoq fjala, ai refuzoi disa herë të lëshonte foltoren. Ndaj tij u mor masa e përjashtimit. Kaq u desh që deputetët e PD e LSI të uzurponin foltoren.
Gjatë protestës së opozitës në parlament duke bllokuar foltoren e parlamentit deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë gjest fyes ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po e filmonte.
Salianji i ka treguar gishtin e mesit siç duket në foto.