FOTO/ Bukuria e luginës së Shkopetit rrezikohet nga mbetjet

Screenshot 4

Lugina e Shkopetit e cila gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal që prej vitit 2013, është e pushtuar nga mbeturinat.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se më problematike situata paraqitet në afërsi të tunelit, ku një pirg i madh është krijuar prej kohësh dhe vijon të rritet.

Megjithëse, përgjatë kësaj rruge janë vendosur kontejner, qytetarët apo bizneset hedhin mbetje nga më të ndryshmet në të gjithë vijën e rrugës. Pamja është vërtetë alarmante, ndërsa institucionet mjedisore vijojnë të mos marrin masa ndaj ndotësve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamje trishtuese është edhe pranë burimit, në afërsi të vendit të quajtur “Vabli”. Edhe pse në këtë vend ndalohen me dhjetwra njerëz në ditw, Bashkia Mat ka vendosur kontejner, mbetjet hidhen sërish poshtë rrugës, duke shëmtuar pamjen piktoreske të luginës, si dhe duke krijuar një ndotje të tmerrshme.

Po ashtu në të dy anët e vijës liqenore shihen edhe ndërtimet të cilat janë në kontrast me natyrën. Ndërtimet e fundit aty, po ja humbasin dita – ditës vlerën natyrore që mbarte.

Nga ana tjetër, të gjitha mbeturinat që hidhen përgjatë bregut të liqenit të Shkopetit, sa herë ka reshje shirash, përfundojnë në liqen. Mbetje plastike të ndryshme kanë mbetur në sipërfaqe të ujit, duke e shëmtuar më tej pamjen e bukur të luginës, e cila ndërthuret me ujin e liqenit.

Ndonëse Shkopeti duhej të ishte një atraksion turistik, ai tashmë mund të thuhet me plot bindje se është kthyer në një vend-depozitimi mbetjesh.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com