FOTO/ Berisha mobilizon Arben Imamin dhe Voltana Ademin për Shkodrën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për qytetin e Shkodrës, Bardh Spahia, duke i kërkuar shkodranëve të mos votojnë kandidatin zyrtar të Partisë Demokratike, por ish-deputetin që ka edhe mbështetjen e LSI-së.

Por ajo që ra në sy në aktivitetin e zhvilluar paraditen e sotme, ishte fakti që Berisha ka mobilizuar një tjetër ish-ministër të qeverisë së tij në fushatën e Shkodrës.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i zgjedhur disa herë deputet në Tiranë dhe Elbasan nën siglën e PD-së, i cili ka marrë së fundmi në dorë fushatën e “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër.

Në aktivitetin e sotëm në rresht të parë ishte edhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila megjithëse konsiderohej favorite e primareve të zhvilluara nga Berisha, u tërhoq fare papritur nga kandidimi, duke i hapur rrugën Bardh Spahisë.

Arben Imami ka qenë ndër kritikët më të mëdhenj të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sidomos pas lënies jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017.

Pas një heshtje të gjatë, ai u rikthye sërish në vëmendjen e mediave pak kohë më parë ku akuzoi Lulzim Bashën, ish-ministër të Brendshëm, si përgjegjësin kryesor për katër vrasjet e 21 Janarit në bulevardin përballë Kryeministrisë, pergatiti BW.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com