Ekipet e Bashkisë Tiranë kanë filluar dezinfektimin e pallatave në disa lagje të Tiranës.
Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për të reduktuar shqetësimet që shkaktohen nga mushkonjat, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Ekipet e posaçme kanë dezinfektuar disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi; Qamil Guranaku; Vath Koreshi; Luigj Gurakuqi; Hoxha Tahsim.
Bashkia Tiranë bën të ditur se, do të vazhdojë të monitorojë dhe të kryejë dezinfektimin e nevojshëm në të gjithë qytetin, duke siguruar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët.
/a.r