Në këtë fillim dhjetori shumë qytete të Shqipërisë kanë nisur të krijojnë atmosferën festive.
Berati i një mbi një dritareve po i rikthehet tradita e bukur e festave. Kështu, mbrëmjen e kaluar në sheshin “Teodor Muzaka” u krijuar atmosferë fantastike me lojëra, akrobaci, koncerte e buzëqeshje që trupa e Cirkut dhuroi për fëmijë e të rritur që ishin të pranishëm.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se atmosfera u bë edhe më bukur, falë koncertit të dhënë nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare artistike “Ajet Xhindole”.
“Këtë natë e bëri edhe më speciale koncerti nga nxënësit e talentuar të shkollës 9-vjeçare artistike “Ajet Xhindole”, – tha ai. Sipas Demos, beratasit i presin akoma më shumë surpriza gjatë këtij muaji festash.