• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Financat” reagojnë për fiskalizimin: Ja kostot e vërteta mujore për bizneset

by A R
10/12/2019 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zëvendës Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi është kundërpërgjigjur kostove që kanë deklaruar disa nga kompanitë e kasave fiskale për implementimin e fiskalizimit, të cilët përllogarisnin se bizneseve do t’ju duheshin 1300 euro për procesin e fiskalizimit.
Por zëvendës ministri ka kundërshtuar këto kosto.

Ai përllogarit se kostot mujore të mirëmbajtjes (të cilat do të jenë të vazhdueshme) do të varjojnë nga 7-9 euro në muaj.

Më poshtë deklarata e plotë e zëvendës Ministrit:

Pyetje:  Sot në komisionin e Ekonomisë është folur nga përfaqësues të kasave fiskale që do të ketë një kosto të shtuar për biznesin, për të gjitha kategoritë, aplikacioni i ri i Fiskalizimit që është në proces diskutimi në komisione. Cili është qëndrimi juaj?

Ne kemi qenë në një konsultim intensiv edhe me kompanitë e kasave aktuale, por edhe me operatorë të rinj, të cilët kanë shfaqur interesin të jenë pjesë e këtij ndryshimi në Fiskalizim. Nga të gjitha konsultimet që kemi bërë asnjëherë nuk është artikuluar një kosto e tillë, qoftë nga kompanitë e kasave fiskale, apo edhe nga operatorët e tjerë, të cilët jo detyrimisht janë të lidhur me një pajisje të caktuar fiskale. I gjithë ndryshimi ligjor ka konsistuar në hapjen e tregut, në hapjen e tregut për më shumë operatorë dhe në liberalizimin e përdorimit të një hardëare të caktuar, pra jo detyrimisht duhet përdorur një pajisje e caktuar fiskale, pasi mund të jetë çdo pajisje elektronike, e cila mund të instalojë një softëare fiskal dhe mund të transmetojë me transmetim 3G apo edhe me transmetim nëpërmjet kabullit. Thënë kjo, mundësitë janë të pafundme dhe natyrshëm e logjikshëm do të sjellë dhe një ulje të kostove dhe konkurrencë më të madhe në treg. Por, investime në lidhje me pajisjet fiskale, në vlera të tilla të cilat janë artikuluar sot, ne nuk kemi pasur asnjëherë. Ne kemi pasur komunikim verbal intensiv me të gjithë kompanitë e kasave, ashtu siç kemi pasur edhe komunikim me shkrim dhe nëpërmjet postës elektronike dhe kostot e vetme të cilat janë të lidhur me sistemin e ri të fiskalizimit janë kosto të mirëmbajtjes, të cilat së bashku me certifikatën elektronike, e cila është një risi në transmetim, pra kërkohet që biznesi të pajiset me një certifikatë elektronike, pra certifikatë elektronike së bashku me mirëmbajtjen varion në rangun e 7-9 euro në muaj dhe kjo është kostoja e vazhdueshme që do të jetë gjatë gjithë pjesës së fiskalizimit dhe kosto fillestare ne nuk kemi mar ndonjë artikulim, është hera e parë.

Nga ana tjetër, nëse po diskutojmë për rritje kostosh, rritje kostosh është vendosja e memories fiskale, sepse memoria fiskale ka një kosto të shtuar. Ne në projektligj kemi propozuar, edhe për çështje teknike, nuk na duhet një memorie fiskale e detyrueshme në sistemin e fiskalizimit, por na duhet një memorie e thjeshtë dhe kjo do të bëjë uljen e kostove, pra si me memorien fiskale që është aktualisht një kërkesë e pajisjeve aktuale.

Duke qenë se sot në komision kanë qenë përfaqësues të shoqërive të kasave fiskale apo të mirëmbajtjes, a nuk është ky një farë “sulmi” ndaj këtij projektligji e mos ndjehen të cënuar nga aplikacionet e reja? Mos ndoshta kanë frikë se do të hiqen nga tregu kasat fiskale aktuale?

Ne nuk kemi pasur synim që të përjashtojmë dikë nga procesi i Fiskalizimit. Përkundrazi, ne jemi kujdesur që të jemi sa më shumë gjithëpërfshirës dhe sa më shumë aktorë që të përfshihen në procesin e Fiskalizimit. Me kompanitë ekzistuese ne kemi bërë të gjithë komunikimin e nevojshëm dhe gjithë zgjidhjet teknike që të mos jenë të përjashtuara nga ky proces dhe të jenë pjesë e tij. Ata kanë ardhur me propozime të ndryshme zgjidhje teknike ku mund të përmend edhe një server të ndërmjetëm të cilin e kanë propozuar si zgjidhje për të konvertuar pa kosto kasat ekzistuese me sistemin e ri të Fiskalizimit, i cili do të bënte të mundur transmetimin sipas protokollit që ne kemi publikuar, dhe ne e kemi pranuar këtë zgjidhje si një nga zgjidhjet e mundshme, duke pasur parasysh që komunikimi do të jetë sipas protokollit të ri. Kjo është rënë dakord gjatë gjithë diskutimeve që kemi pasur ne me ta dhe ky server i ndërmjetëm do të bënte të mundur, sipas diskutimeve që kemi pasur, edhe minimizimin e kostove të konvertimit të kasave ekzistuese.

Pyetje: Domethënë kjo mundësi është akoma në fuqi, po e diskutoni?

Ne e kemi pranuar si zgjidhje. Nga ana jonë dhe nga ekspertiza jonë teknike nuk ka asnjë kundërshti për përdorimin e një serveri të ndërmjetëm, por serveri i ndërmjetëm duhet të komunikojë me sistemin qendror të Fiskalizimit nëpërmjet protokollit të ri dhe kjo na është propozuar si plotësisht e realizueshme

Next Post
Kur PD, merret me raportin e “korrupsionit”, ka ardhur fundi botës

Kur PD, merret me raportin e “korrupsionit”, ka ardhur fundi botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In