Një i ri gjerman eshte hedhur nga vinçi i një pallati në ndërtim në qendër të Tiranës. Sipas infomacioneve të para shtetasi i huaj është hedhur nga vinçi per arsye qe lidhen me nje drame sentimentale.
Personi ka hipur me vetëdije në vinçin në një pallati në ndërtim dhe është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:10 minuta të mbrëmjes së sotme në zonën e 9- katësheve, ku i riu u hodh nga vinçi tek ndërtesa përballë selisë së PD-së.
Trupi i viktimës ka qëndruar për disa minuta në rrugë, ndërsa është transportuar me pas me autoambulancë drejt morgut. Policia e mberrritur ne vendngjarje ka nisur hetimet per zbardhjen e plote e ngjarjes se rende.