Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës tregtare TEG në Sauk.
Një kamion/betoniere ka rënë nga mbikalimi në autostradë. Nga të dhënat paraprake nuk konfirmohen viktima.
Sipas efektivëve, shoferi i betonieres ka marrë dëmtime të rënda.
Kujtojmë se tre vite më parë një automjet tip Audi “fluturoi” nga rrethrrotullimi i në afërsi të TEG-ut, ku për pasojë humbën jetën 3 të rinj.











