• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi Ndërkombëtar për Gratë e Paqen në Kosovë, Spiropali: Barazia gjinore, themelore për sigurinë botërore

by B K
02/06/2025 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë po mbahet Forumi i 3-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, që e cilësoi aktivitetin një nismë të guximshme të udhëhequr nga arsyetimi që përfshirja e grave nuk është një element opsional i zhvillimit dhe paqes, por është vetë themeli i tyre.

Spiropali kujtoi se forumi mbahet në vendin ku  plagët dhe traumat e luftës, tragjeditë që kanë përjetuar gratë, vajzat dhe fëmijët e pafajshëm të Kosovës, janë ende shumë të gjalla.

“Në rajonin tonë ne të gjithë e dimë fare mirë çmimin e tmerrshëm të konflikteve, dhe pikërisht për këtë edhe fuqinë e madhe të pajtimit. Megjithatë, ekziston një e vërtetë e hidhur: gratë dhe fëmijët janë ata që paguajnë gjithmonë çmimin e rëndë të luftërave dhe konflikteve. Por ne gjithashtu e dimë që gratë, kur i është dhënë mundësia, e për më tepër kur janë fuqizuar, kanë qenë faktor ndryshimi, arkitekte të paqes dhe kompasi moral i shoqërive tona. Prandaj Kosova, me mençurinë e saj, pavarësisht mizorive të tmerrshme që ka kryer regjimi i Millosheviqit, nuk ra kurrë në grackën e hakmarrjes; Përkundrazi, punoi pa u lodhur për ta kthyer dhimbjen në forcë, punoi për ti dhënë fund luftrave dhe për të shmangur konfliktet, investoi tek liria dhe sovraniteti i kombeve dhe popujve. Realiteti i sotëm, ky forum, flasin vetë. Ata përkthejnë dhe pasqyrojnë dëshirën e madhe të Kosovës, ndjenjën e thellë të humanizmit, angazhimin e saj për paqen, për fuqizimin e grave në çdo fushë të jetës, përfshi rolin e tyre si paqebërëse dhe sigurigarantuese”.

Kryeparlamentarja foli edhe për kontributin e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në periudhën 2022-2023, që bëri prioritet parësor vendosjen e Grave, Paqes dhe Sigurisë gjatë mandatit të saj.

“Kemi punuar papushim për të nxitur zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe të rezolutave të mëpasshme, e cila këtë vit shënoi 25 vjetorin e saj. Kemi avokuar për integrimin e zërit të grave në parandalimin e konflikteve, negociatat e paqes dhe rindërtimin pas konflikteve. Dhe riafirmuam nga skena botërore se barazia gjinore nuk është një çështje dytësore. Ajo është themelore për paqen dhe sigurinë botërore. Dëshiroj të theksoj se gjatë Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria e kishte prioritet që zërat e Kosovës të ishin të pranishëm dhe të dëgjoheshin”.

Spiropali vuri theksin te përfshirja e grave në të gjitha fushat.

“Përgjigja është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: Pikërisht sepse e njëjta histori dhe mençuri e përbashkët kanë provuar se gratë, me fuqinë dhe aftësinë e tyre të butë kanë shfaqur potencialin dhe aftësitë për të afruar kulturat dhe shoqëritë, për të ngritur ura aty ku ka dallime dhe për të inkorporuar vlerat e reja politike dhe për ti përdorur këto vlera për të emancipuar jetën shoqërore, institucionet politike dhe marrëdhëniet mes shteteve.

Kushdo që deri tani nuk e ka kuptuar se roli i grave po bëhet aq i rëndësishëm në çdo fushë të jetës, nuk e kupton dëmin e parikuperueshëm që e kundërta i shkakton vetë strukturës sociale të çdo shoqërie. Në çdo demokraci dhe shoqëri të lirë, gratë e kanë treguar veten si një forcë e madhe transformuese. Ne në Shqipëri e kemi kuptuar këtë plotësisht dhe kjo reflektohet në çdo institucion, në qeverisjen qendrore dhe vendore dhe në administratën publike.

Shqipëria është sot kampione në mjaft tregues kryesorë për arritjen e barazisë gjinore, sidomos në jetën politike, qeverisëse e parlamentare. Unë mund të them me bindje se, për ne, një pjesë e suksesit në përshpejtimin e zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evropian të vendit mund të shpjegohet me rritjen e pjesëmarrjes dhe kontributit të grave.

Zgjedhjet e fundit parlamentare rikonfirmuan orientimin e pakthyeshëm pro-evropian që shqiptarët kanë zgjedhur. Ndër të tjera, këto zgjedhje shënuan një pjesëmarrje të gjerë të grave, të cilat u bënë një komponent konkurrues dhe përcaktues. Ne ia arritëm të ruajmë përfaqësimin e grave në Kuvendin e Shqipërisë në të njëjtin nivel që e kishim: 50 gra nga 140 deputetë, ose rreth 36 përqind e trupës parlamentare.

Qeveria shqiptare është 50 me 50, dhe në një mandat të kësaj shumice ne ishim nr. 1 në Kartën e Kombeve të Bashkuara me 70% gra në qeveri, dhe me një përfaqësim të lartë në të gjitha nivelet e larta të ekzekutivit. E di që mund të bëjmë më shumë edhe në të gjitha nivelet e shoqërisë, për të luftuar diskriminimin, dhunën gjinore dhe përjashtimin”.

Next Post
Fitoi zgjedhjet në Poloni, Presidenti Begaj uron presidentin e ri: Presim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Fitoi zgjedhjet në Poloni, Presidenti Begaj uron presidentin e ri: Presim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In