• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forumi Mbarëkombëtar Ekonomik i Diasporës, Ekonomi: Shqipëria, e gatshme për investimet tuaja

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, mori pjesë në  “Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik i Diasporës Shqiptare” në New York.  Në fjalën e saj, Ministrja theksoi rëndësinë që marrin investimet në vendlindje të biznesmenëve të suksesshëm shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Amerikë. Qeveria shqiptare, theksoi Ministrja, ka ndërmarrë një sërë reformash, të cilat mundësojnë klimën e nevojshme për të investuar në Shqipëri. Ministrja Ekonomi e ilustroi këtë me investimet amerikane që operojnë në Shqipëri, kur tha se:

“ Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri janë rreth 167 pra një numër i konsiderueshëm. Ne kemi investime të huaja direkte 884 milion Euro vitin që kaloi. Nga këto, investimet amerikane zënë  2 %. Por, po të shikojmë vitin 2013 të krahasuar me 2015, investimet amerikane janë rritur 2.6 herë, çka tregon se afërsia që ne kemi, duke e vendosur në një këndvështrim tjetër që është më shumë moral dhe politik, ka të bëjë me faktin se shqiptarët dhe diaspora në Amerikë ndihen të afërt. Ndërsa, qeveria amerikane ndihet si një mentor i rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo sepse Shqipëria gjithmonë ka besuar që Amerikën e ka në krah, në momentin kur lufton për demokratizimin e jetës së vendit dhe paqen e Ballkanit”, u shpreh Ekonomi.

Gjatë qëndrimit në New York,  Ministrja Ekonomi, sëbashku me ambasadoren e Shqipërisë në SHBA, Znj. Floreta Faber, shkëmbyen ide gjatë takimit me Albanian Professionals and Entrepreneurs Network. U diskutua për situatën aktuale ekonomike, për samtin e diasporës dhe mundësitë ku mund të kontribuojnë sipërmarrësit, profesionistët me origjinë shqiptare. Vëmendja u përqendrua tek sektorët strategjikë si turizmi, energjia, transporti, sektori i shërbimeve financiare, bujqësia dhe agropërpunimi. Bashkëbisedimi vijoi edhe për një promovim periodik të Shqipërisë në këtë rrjet, sepse stabiliteti i arritur ekonomik dhe juridik rrit shanset për të tërhequr investitorë të diasporës në Shqipëri.

ma.me

Next Post
Garë e ngushtë mes Clinton-it dhe Trumpit, sipas sondazhit më të fundit

SHBA/ Rritet presioni përpara debatit të parë Trump-Clinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In