• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forumi ekonomik i Stambollit, Ekonomi fton investitorët turq në Shqipëri

by A R
28/01/2017 14:59
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ka ftuar bizneset turke të investojnë në Shqipëri gjatë një forumi ekonomik mes dy vendeve, që u zhvillua në Stamboll në 27-28 Janar 2017.

“Turqia ka qenë dhe mbetet partner strategjik për Shqipërinë në rajon dhe më gjerë. Por marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë garanton një bazë të mirë ligjore për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare dhe për të rritur potencialet për investime të reja”,- tha Ministrja Ekonomi në fjalën e saj në këtë forum. Ajo shtoi se aktualisht janë 453 biznese turke që operojnë në Shqipëri, në disa sektorë të ekonomisë, kryesisht në sektorin bankar, telekomunikacion, edukim, shëndetësi dhe sektori i energjisë. Ndërsa stoku i investimeve direkte turke në tremujorin e tretë të 2016 ishte 485 mln euro krahasuar me 451 milion euro për të njëjtën periudhë të 2015.

Ministrja Ekonomi në vijim njohu investitorët turkë dhe me situatën ekonomike të Shqipërisë, duke shpjeguar se rritja ekonomike në 2016 ishte nga më të lartat në rajon, me një rritje të 3.4 % krahasuar me 2.6 % në 2015. Papunësia është ulur, ndërkohë që klima e biznesit është përmirësuar. Ajo shtoi se Shqipëria ka një kapital njerëzor shumë konkurrues që tërheq investitorët e huaj, ka kosto të ulët të punës dhe cilësi të lartë forcës punëtore, të mirëedukuar në fusha si IT apo  inxhinieri.

Ministrja përmendi disa sektorë potencialë ku mund të investohet si energjia, minierat, turizmi, bujqësia, transporti, inovacioni etj. Kryesisht në sektorin e turizmit, ajo ftoi bizneset turke që të vijnë dhe të implementojnë modelet e tyre të suksesit, veçanërisht në industrinë e strukturave akomoduese.

Forumi i  Biznesit: “Mundësitë për investime në Shqipëri”, u organizua nga Bordi Turk për Marrëdhëniet Ekonomike (DEIK) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA. Në këtë takim, Ministrja shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

Pas forumit Ministrja Ekonomi zhvilloi një vizitë në parkun ‘Yildiz Teknik UNI TechnoPARK’, një zonë e vendosur pranë universitetit, ku u njohën me disa biznese inovative me të cilëve dhe start-up, si dhe vizituan disa inkubatorë të biznesit.

Më tej u vijua me një vizitë në një zonë industriale IKITELLI, ku u pa nga afër kjo zonë e krijuar nga 1978, me një histori suksesi 35 vjeçare.

Bordi DEIK që bashkëorganizoi këtë forum është përgjegjës për promovimin e tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve të investimeve të Turqisë, si dhe të promovimit të vendit për investitorët potencial. Pas një ristrukturimi që ka ndodhur në shtator të vitit 2014, të gjithë sektorët privatë dhe organet e biznesit në Turqi janë organizuar në varësi të DEIK. Pra DEIK sot, mund të flasë si një zë i vetëm i tregtisë se jashtme./a.m.                 

 

Next Post
FOTO/ Ky është piloti 68 vjeçar i avionit të rrëzuar në Ishëm, ka qenë i dënuar për korrupsion

Piloti i rrëzuar në Ishëm flet për "Çakallin" e drogës në Shqipëri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump zbulon bisedën me Burnham: Hapja e naftës në Detin e Veriut do ta bëjë Britaninë shumë të pasur

Trump zbulon bisedën me Burnham: Hapja e naftës në Detin e Veriut do ta bëjë Britaninë shumë të pasur

October 23, 2026
Tensione dhe trazira në Serbi! Rrëmbime, përgjime dhe rrahje nën hijen e zgjedhjeve!

Tensione dhe trazira në Serbi! Rrëmbime, përgjime dhe rrahje nën hijen e zgjedhjeve!

October 23, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

October 23, 2026
Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

October 23, 2026
Deputeti i dalë nga Vetëvendosja: Radoiçiç, biznes ilegal me vlerë 800 milionë euro në Kosovë

“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja, nëse cenohet…

October 23, 2026
Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

October 23, 2026
Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

October 23, 2026
Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

October 23, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

October 23, 2026
Vëmendje për viktimat

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In