• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Piloti i rrëzuar në Ishëm flet për “Çakallin” e drogës në Shqipëri…

by A R
28/01/2017 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas kthimit në Itali, piloti i arrestuar në Shqipëri për avionin e rënë në Ishëm të Durrësit, ka folur për mediat vendase. E përditshmja ‘Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull të gjatë pilotit Guido Andrea Guidi, 68 vjeç. Ky i fundit u largua nga Shqipëria pak ditë më parë, pasi iu dorëzua pasaporta. Guidi nisi bashkëpunimin me policinë pas arrestimit në Shqipëri, duke treguar emrat e trafikantëve të drogës nga Shqipëri për në Itali.

Por kur ai nisi të tregojë emrat e njerëzve që e kishin punësuar, jeta e tij u rrezikua. Prokuroria vendosi që t’i marrë pasaportën dhe e strehoi në vende të sigurta, pasi trafikantët ishin gati për ta vrarë.
“Fillimisht i mohova të gjitha, më pas vendosa të tregoj. E nisa duke transportuar 200 kilogramë kanabis. Por duke transportuar drogën me avionin turistik u rrëzova në Ishëm të Durrësit”, ka thënë Guidi për gazetën italiane Corriere Della Sera.
Tani menaxheri nga Milano ka vendosur që të “pushojë së foluri”. Rrezikon, rrezikon shumë Guido, një aventurë me probleme me drejtësinë, për lidhjen e tij me “narkot e Ballkanit” që i kishte nisur për shkak të disa problemeve të tij ekonomike.
Kontrata parashikonte transportin e drogës nga Shqipëria drejt Lombardisë, me destinacionin final Milanon. Çdo udhëtim paguhej nga 20- deri në 25 mijë euro dhe udhëtimi do të bëhej me avionë që fluturonin ultasi në mënyrë që të eliminonim kapjen nga radarët. Synimi ishte që të përdornim avionët turistikë dhe më pas të tjerët të bënin transportin.
Fillimisht ishte parashikuar që të transportohej deri në 200 kilogram marihuanë nga Ishmi i Durrësit drejt Italisë. Guifo Gudi 68 vjeç nga Milano ka treguar se çfarë ndodhte në Shqipëri.
Gjithçka ishte e lehtë, por me kusht që të mos zbulohej. Dhe me atë incident të shtatorit, megjithëse ka ndodhur në një zonë të izoluar, por të arritshme nga trafikantët, menaxheri e kishte shkatërruar plotësisht mbulimin.
Policët e kishin parashikuar ardhjen e Guidit. E kapën dhe e shoqëruan për ta marrë në pyetje, ndërkohë që e kishin sistemuar në një hotel. Ndoshta milanezi kishe menduar të organizonte arratinë, por ndoshta nuk gjeti përkrahjen e duhur. Ashtu i braktisur nga organizata, ndoshta ishte i sigurt se me kohën do ta kishin liruar ose të paktën do të mbyllnin çështjen.
Por, gjërat u përkeqësuan shpejt, edhe për zbulimin e një axhende, në xhepat e menaxherit, që mban mbiemra “të nxehtë”, me sa duket të njerëzve me ndikim në jetën publike shqiptare.
Nga hoteli, Guidi u fsheh në ambientet e prokurorisë. Shumë e pakëndshme, shumë delikate pozicioni i tij. Më mirë ta marrësh në dorëzim dhe të punosh me qetësi. Fakti është se, gjeti besim në vete apo te hetuesit, dhe 64-vjeçari nisi të “këndonte”.
Së pari, duhet të mbyllet hetimi. Një nga të shumtët në fakt, mes Adriatikut dhe ardhjes së pandërprerë të gomoneve me drogë, sidomos në Salento. E kjo pavarësisht dimrit dhe detit të trazuar. Skafistët nuk njohin armëpushim. Pyetja është këmbëngulëse dhe oferta nuk mund të mbetet pas. Sipas vlerësimeve jozyrtare të Guardia di Finanza, të ardhurat nga marijuana janë sa 1 e 4 e PBB-së në Shqipëri.
Ka pasur kriminelë që janë pasuruar me transportin e emigrantëve në vitet e dëshpëruara të viteve 1997-98 që kanë blerë shtëpi dhe hotele në Vlorë. Ata janë relaksuar duke i shpenzuar fitimet në festa, makina luksi, kokainë dhe prostituta, por që në fund nuk kanë mundur ti rezistojnë pasionit kriminal. Ata janë kthyer plotësisht në profesionistë. Një nga më aktivët, thonë, ka një pseudonim të krijuar me “meritë” në fushë: E quajnë Çakalli./CityNews/

ma.me

Next Post
Merkel: Marrëveshja e Turqisë shërben si model për vendet e Afrikës së Veriut

Populizmi në rritje dhe Trump, Merkel skeptike për të ardhmen e Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

June 26, 2026
Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

June 26, 2026
Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

June 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara në financa dhe surprizat në dashuri

June 26, 2026

“Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

June 26, 2026
Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

June 26, 2026
Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In