• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

by A R
25/07/2018 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur formulari për të formalizuar ndërtimet para vitit 1991.

Janë në total 60 mijë ndërtime në të gjithë vendin që do formalizohen.

Personat që kanë ndërtuar para vitit 1991 dhe që nuk kanë dokument pronësie si për ndërtesën, ashtu edhe për truallin do të pajisen me tapi. Pronarët e këtyre ndërtimeve duhet të paraqiten pranë ALUIZNI- t dhe të plotësojnë formularin- tip të publikuar nga Gazeta Shqiptare.

Ndërkohë pak ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi pak ditë më parë vendimin që i hap rrugë nisjes së procedurave të cilat do të ndiqen nga ALUIZNI për pajisjen me dokument pronësie të këtyre pronave.

Sipas vendimit, Vetëm nëse për truallin ka dokumentacion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën.

Do të konsiderohen objekt i trajtimit të këtij vendimi ndërtimet të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë,ndërtime  të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë; dhe ndërtime të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

Ndërsa truall funksional konsiderohet sipërfaqja e tokës nën ndërtesë, së bashku me oborrin përreth saj, që posedohet efektivisht nga subjekti kërkues. Sipas këtij vendimi, ALUIZNI është institucioni i autorizuar për kryerjen e procedurave administrative. Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë kryhet pa pagesë, nëpërmjet dokumentit, modeli i të cilit i bashkëlidhet këtij vendimi. Procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi fillojnë: a) me kërkesë të subjektit/ subjekteve, sipas modelit të kërkesës së miratuar me këtë vendim, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistem- atik; b) gjatë procesit të regjistrimit fillestar apo përmirësimit/ përditësimit të zonës kadastrale. Në këtë rast, me kërkesë të regjistruesit apo të çdo subjekti të ngarkuar nga kryeregjis- truesi, njoftohet ALUIZNI për verifikimin e kushteve dhe vendimmarrjen, sipas këtij vendimi; c) me kërkesë të institucionit shtetëror, në rastet e shpronësimit për shkak të zbatimit të projekteve publike, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistematik.

Në vendim përcaktohet se ALUIZNI evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional, duke verifikuar paraprakisht bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për të është paraqitur aplikim për legalizim.

Gjatë evidentimit në terren verifikohet edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues. Ndërkohë të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, në ambientet e ALUIZNI- t, ZVRPP- së si dhe në faqet përkatëse ueb. Si rregull, nëse për ndërtimin është aplikuar për legalizim si ndërtim pa leje, ai përjashtohet nga fusha e zbatimit të këtij vendimi dhe trajtohet sipas ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Përjashtim bën rasti kur nga korrespondenca e ALUIZNI- t me organet kompetente ( të vetëqeverisjes vendore dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit – AQTN) apo nga dokumentacioni i paraqitur nga kërkuesi arrihet të provohet se ndërtesa është ndërtuar përpara datës 10.8.1991. /b.d

Next Post
Rreziku që u kanoset nëse konsumoni ushqim në orët e vona

Rreziku që u kanoset nëse konsumoni ushqim në orët e vona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In