• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formula 1 në Shqipëri? Anëtari i KK të PD pro, Shano: Lajm fantastik, shpresoj të mos mbetet në mes nga qeveria

by Java News
05/08/2021 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe deklaori se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, duke dhënë ndezur shpresën për zhvillimin e garave ndërkombëtare të makinave si ato të Formula 1 në vendin tonë.

“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona”, do të shkruante Gonxhe një ditë më parë.
Një lajm i tillë është përshëndetur nga Dritan Shano, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale e mbështet një nismë të tillë.

Postimi i plotë i Shanos:

Diskuri publik i Korrik-Gushtit 2021 po dominohet nga fatkeqësitë e vjetra dhe të reja, njerëzore dhe natyrore. Krejt padashur sot në mëngjes lexova një lajm që del krejt përtej tyre dhe projektohet në të ardhmen.

Sot në mëngjes lexova për Automotoparkun shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, nga DPSHTRR nën kujdesin, bashkëpunimin dhe kontributin e drejpërdrejtë të FIA, e udhëhequr nga Presidenti aktual z.Jean Todt.

Për mua është një lajm fantastik, që duhet të na gëzojë të gjithë. Zhvillimi ekonomik dhe social, sidomos për të rinjtë shqiptarë, që vjen nga realizmi i Automotoparkut është i paçmuar.
Kur them të rinjtë nuk e kam vetëm për ata që i “ngrahin “makinës; përkundrazi ata janë të fundit. Kam parasysh inxhinierët elektronik, mekanik etj.

Jam i sigurt që konkurrenca rajonale për të arritur vendosjen e një strukture të tillë shumë-përdorimshme ka qenë e fortë. Kjo e bën Automotoparkun shqiptar një vepër të një rëndësie strategjike kombëtare, në garantimin e flukseve drejt Shqipërisë dhe influencës së saj në rajon.

Pos kësaj Shqipëria kthehet në një destinacion botëror për një lloj aktiviteti, i cili mund të zhvillohet nën logon e FIA vetëm me standartet më të larta të operimit, sigurisë, shërbimit. Efektet urbanizuese dhe emancipuese thuasje do preken me dorë. Kush të rrojë do i shikojë.
Për këto arsye, Automotoparkun e quaj një punë fantastike, e cila do i shtrijë efektet e saj, jo vetëm ekonomike, por edhe edukuese, në afatgjatë; edhe kur këta tipat që kemi inat sot të jenë larguar nga politika apo nga jeta jonë.

Shpresoj që administrata jonë – Qeveri, Parlament, Bashki – të mos zbythet dhe t’i lërë gjerat në mes, por të bëjë çdo gjë që duhet për të maksimizuar momentumin e arritur me interesimin dhe dëshirën për kontribut të FIAs. Përgëzime për këdo që ka qenë i përfshirë në këtë punë deri tani, dhe për këdo që do kontribuojë deri në realizimin e saj.

Gjithnjë do ketë njerëz që do nxjerrin bishta. Gjithnjë do artikulohet një hall që duhej zgjidhur më përpara. Mund të kenë edhe të drejtë. Por, no pain, no gain. Ndaj, unë mbetem enthuziast për këtë projekt modernizimi kulturor më shumë se çdo gjë tjetër, dhe shpresoj të mos zhgënjehem.

A është Automotoparku shpëtimi i Shqipërisë? Jo! Arsimi është shpëtimi i Shqipërisë.
Por vepra të tilla janë nga ato që unë i përkufizoj si “masterpieces” të ekonomisë, diplomacisë dhe kulturës së një vendi.

(ps. nuk kam marrë asnjë lek për këto rreshta. mendoj se berri varet për këmbësh të veta. thjesht kam arritur në pikën që më vjen për të vjellë nga era e llogoreve, dhe dua t’i quaj mollet mollë dhe dardhat dardha. E mira duhet mbështetur. )/m.j

Next Post
Shënohet viktima e parë nga zjarret në RMV, humb jetën nga flakët 59-vjeçarja

Shënohet viktima e parë nga zjarret në RMV, humb jetën nga flakët 59-vjeçarja

Comments 1

  1. A says:
    5 years ago

    Lidhni kepucet, pastaj mendoni per maratone.

    Reply

Leave a Reply to A Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

March 31, 2026
Ndeshja Kosovë-Turqi/ Asllanit i mohohet supergoli, nuk ka fitues në pjesën e parë në Prishtinë

Ndeshja Kosovë-Turqi/ Asllanit i mohohet supergoli, nuk ka fitues në pjesën e parë në Prishtinë

March 31, 2026
Autoriteti për Sigurinë Kibernetike rrëzon pretendimet e hakerave iranianë: S’u prek sistemi jetik shqiptar

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike rrëzon pretendimet e hakerave iranianë: S’u prek sistemi jetik shqiptar

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In