Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci i ka dërguar ditën e sotme një shkresë të gjitha partive politike ku u kërkon të dërgojnë përfaqësues për komisionin e posaçëm parlamentar që do të shqyrtojë dhe përzgjedhë anëtarët e KQZ-s së re.
Kuvendi ka shpallur njoftimin duke ftuar të interesuarit të aplikojnë për vendet vakante në Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, 5 anëtarët të Komisionit Rregullator dhe 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, që prej datës 29 gusht.
Deri më tani mësohet se kanë aplikuar dy kandidatë.
Bëhet fjalë për, Naim Mëçalla i cili ka aplikuar në bllok për të 4 pozicionet e organeve të reja të KQZ, ndërsa Redinela Beqiraj për Komisionin e Ankimimit.
/e.rr