• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadastra jep njoftimin e rëndësishëm: Miratohen ndryshimet ligjore që lehtësojnë procesin e legalizimeve

by Ardit Rada
07/09/2020 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kadastra shqiptare ka njoftuar për qytetarët, se tashmë pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, mund të bëhet nga vetë ata pas marrjes së lejes së legalizimit.

Më tej Kadastra bën me dije se  para këtyre ndryshimeve, për ndërtimin që do të legalizohej, vetëm pasi aplikuesi të dorëzonte në Bashki vërtetimin për shlyerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, procedohej me miratimin e lejes së legalizimit.

Kjo kohëzgjatje në procedura, sillte jo vetëm vonesa të konsiderueshme në miratimin e lejes së legalizimit, që në shumë raste çonte deri në pamundësi të miratimit të saj, por edhe rritjen e mosinteresimit të subjekteve për përfundimin e procesit

Njoftimi i plotë:

Në gusht Kuvendi miratoi ndryshimet e fundit në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, duke shfuqizuar nenin 27, pika 3, shkronja “c”, fjalia e dytë. E thënë thjesht për qytetarët, tashmë pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, mund të bëhet nga qytetarët pas marrjes së lejes së legalizimit.

Kujtojmë që para këtyre ndryshimeve, për ndërtimin që do të legalizohej, vetëm pasi aplikuesi të dorëzonte në Bashki vërtetimin për shlyerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, procedohej me miratimin e lejes së legalizimit.

Kjo kohëzgjatje në procedura, sillte jo vetëm vonesa të konsiderueshme në miratimin e lejes së legalizimit, që në shumë raste çonte deri në pamundësi të miratimit të saj, por edhe rritjen e mosinteresimit të subjekteve për përfundimin e procesit, prej të cilëve ky rregull u konceptua si një përkeqësim i pozitës së tyre. Shumë qytetarë me probleme ekonomike, e kishin të vështirë që të paguanin paraprakisht këtë taksë, duke patur si pasojë pezullimin e gjithë procesit.

Sipas ndryshimit ligjor të bërë së fundi, tani qytetari e merr lejen e legalizimit dhe pastaj e paguan taksën në Bashki, kur të ketë lekët ose dhe me këste. Ky reformim i këtij procesi, dëshmon dhe një herë vizionin e Qeverisë për një proces legalizimi më kosto sa më ta ulët për qytetarin (falas).

Pikërisht, ky lehtësim i procedurës, bëhet i prekshëm duke parë shifrat e legalizimeve për muajin Gusht 2020 dhe duke i krahasuar ato me të njëjtin muaj të viti paraardhës.
Kështu, sipasojë pozitive e këtij ndryshimi ligjor, në rang Republike, në muajin gusht 2020 u kryen 1828 legalizime, kundrejt 958 legalizime në muajin gusht 2019. Pra praktikisht dyfishim i banesave të legalizuara.

Në një përmbledhje të situatës, do të kishim që aktualisht numri i përgjithshëm i banesave të legalizuara arriti në 187 mijë objekte, pa përfshirë këtu dhe rreth 14 mijë apartamente të legalizuara përmes procesit të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit.

Gjejmë rastin të vemë në dukje se gjatë muajit Gusht 2020, si pasojë e situatës së COVID-19, shumë punonjës të ASHK kanë qenë të karantinuar në shtëpi, por përsëri ritmi i punës nuk është ulur.

Next Post
Shqipëri-Lituani ora 20:45/ Për fitoren e parë në “Air Albania” dhe historikun e përballjes

Shqipëri-Lituani ora 20:45/ Për fitoren e parë në “Air Albania” dhe historikun e përballjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In