• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Formati i fletës doli shumë vonë”/ Etjen Xhafaj: Problem, numri i lartë i votave të pavlefshme. Shabani: Sistemi i gabuar zgjedhor na la pa mandat

by Java News
30/04/2021 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endri Shabani, kryetari i Partisë Nisma Thurje, që nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, bëri fajtor sistemin zgjedhor në vend. Shabani  tha në emisionin “Pa Protokoll” se nëse vendi do të kishte sistem proporcional kombëtar sot Nisma Thurje do të kishin një deputet në Kuvend, por për shkak të sistemit proporcional rajonal një kandidat nuk mund të hyjë dot në Kuvend edhe pse mund të ketë marrë votat për një mandat.

Në lidhje me njohjen e zgjedhjeve, Shabani tha se administrimi i procesit nuk ka pasur probleme, madje shtoi ai se dhe ato parregullsi të vogla që janë denoncuar nuk do të sillnin përmbysje të rezultatit. Për Shabanin problem është vetë sistemi zgjedhor.

“Këtu ka një nevojë ekstreme për të ofruar një ofertë të re politike, por ne nuk arritëm të hynin në Kuvend. Ajo që na pengoi ishte sistemi zgjedhor. Beteja qe kemi bërë është një sistem proporcional kombëtar që të mos kishte ndarje rajonale siç e kemi sot  duke bërë të kemi këtë rezultat.  Ne kemi tentuar të bashkëpunojnë me forcat e reja që nuk janë të përlyera në vjedhje gjatë pushtetit.  Ne kemi monitoruar proceset e numërimit dhe votimit dhe përveç 2-3 parregullsive as ato nuk do të përmbysin rezultatin. Problemi nuk është me administrimin e procesit por me sistemin zgjedhor i cili është i gabuar”, tha Shabani.

Ndërsa Etjen Xhafaj, i cili mori mandat në listën e PS në Tiranë, tha në “Pa Protokoll” se problematikë e këtyre zgjedhjeve ka qenë numri i lartë i fletëve të pavlefshme të votimit pasi qytetarët nuk dinin si të votonin. Për Xhafajn kjo ndodhi edhe për faktin se formati i fletës së votimit doli shumë vonë dhe nuk ishte koha e mjaftueshme për mësimin e qytetarëve se si duhet të votonin. Xhafaj shtoi se fushat është fokusuar në numrin e partisë dhe jo në atë personal.

“Edi Rama nuk ka bërë asnjë çerek ore fushatë për numrin  e vet por për partinë dhe të gjithë ne kemi pasur në fokus numrin e partisë. Fokusi ynë ka qenë që PS të fitonte zgjedhjet dhe Rama të ishte kryeministër për një mandat të tretë.  Problemi ynë është se në këto zgjedhje por edhe i subjekteve të tjera ka qenë  numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshëm pasi qytetarët nuk dinin të votonin dhe ngatërroheshim me numrin e partisë dhe të kandidatët duke votuar skiç dhe jo në linjë lineare. Kjo ndodhi edhe për faktin se formati i fletës së votimit doli me vonesë dhe nuk kishte kohë për edukimin dhe trajnimin e qytetarëve se si të votonin”, tha Xhafaj.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në përfundim të procesit të numërimit, janë shpallur 83 mijë fletë votimi të pavlefshme. Shumica e këtyre fletëve votimi janë shpallur të pavlefshme, pasi votuesi ka votuar një subjekt politik dhe kandidatin e një parti tjetër politike, në të njëjtën fletë votimi.

g.kosovari

Next Post
“Në Kukës është harxhuar 1 milionë euro për një mandat deputeti”/ Ibsen Elezi: LSI solli biznesmenin nga Gjirokastra si kandidat

"Në Kukës është harxhuar 1 milionë euro për një mandat deputeti"/ Ibsen Elezi: LSI solli biznesmenin nga Gjirokastra si kandidat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In